TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Festa, votë e bileta më të shtrenjta – Mërgimtarët masivisht ia mësyjnë atdheut

Diaspora ia ka mësyrë me të madhe Kosovës. Ekipi i Tëvë1 qëndroi gjatë ditës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Aty mërgimtarët thanë që këtë fundvit patën edhe një arsye tjetër për të vizituar Kosovën. Anipse biletat i paguan më shtrenjtë se zakonisht.

by Fëllënza Krasniqi
2 muaj ago
0 0
A A

Nga Austria erdhi për në Kosovë.

Mërgimtari Ramadan Shkreli, erdhi këtë të premte në vendlindje, por  që vizitën kësaj radhe e ka për një arsye specifike.

Ndonëse, biletën e mori më shtrenjtë se zakonisht, kjo nuk e ndaloi që të vijë për të kryer një obligim të tij.

“Vetëm për zgjedhje, për tre ditë. Po besoj të bëjmë një qeveri mos të presim më gjatë, kjo është dëshira jem të ecë Kosova përpara. Po normal gjithë është më shtrenjtë puna që tani janë festat se me ardh në shkurt e janar janë shumë të lira”, deklaroi ai.

Edhe dikush që erdhi në Kosovë nga Gjermania thotë se biletën e mori me çmim tjetër në këtë kohë.

“Jo diçka si njëjtë ka qenë nuk ka qenë diçka ekstra më shtrenjtë, por mirë është nuk është keq”, tregoi mërgimtarja Valbone Muqolli.

Kurse nga Gjermania erdhi edhe mërgimtari Sadik Mulaj,  i cili pret që Kosova të bëhet një vend më i mirë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Jam ardh nga Casel i Gjermanisë për vit të ri edhe shpresoj që ka me u bë mirë në Kosovë. Nga viti 2026 pres veç të mira, e inshalla ndërrohet pak kjo politika. Kam ardh për festa të fund viti por më shumë për me votuar”, tregoi ai.

Jo vetëm nga Evropa, pati mërgimtarë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Për vit të ri vijmë gjithë, e për zgjedhje herë, herë, por këtë vit më shumë për zgjedhje se për vit të ri”, tha mërgimtari.

Por jo të gjithë erdhën të votuar, pati edhe nga ata që erdhën vetëm për vizitë.

“Vetëm për festa dhe me i taku familjarët pak”, tregoi mërgimtarja Majlinda Nikolla.

Televizioni ka provuar të marrë një përgjigje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, lidhur me numrin e avionëve që ateruan në këtë aeroport dyjavëditëshin e fundit, por që nuk mori përgjigje.

E mërgimtarë të shumtë në prag të festave të fundvitit ia mësyn Kosovës edhe me mjetet e tjera të transportit. Kështu fluks këto ditë pati edhe në pikat kufitare

ShareTweet

Postime të ngjashme

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia dhe Prokuroria japin detaje për arrestimin e pesë të dyshuarve për krime lufte në Skenderaj

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Qeveria e kundërshton vendimin e Supremes, e cilëson arbitrar dhe të njëanshëm

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme për zhvillimet në Iran

Sulmet izraelito-amerikane në Iran lënë të vrarë figura kyçe dhe familjarë të udhëheqësit suprem

Sulmet izraelito-amerikane në Iran lënë të vrarë figura kyçe dhe familjarë të udhëheqësit suprem

Mevlan Ademi: Presidenti Begaj na dha zërin që kërkojmë, Shqipëria qëndron krah studentëve

Mevlan Ademi: Presidenti Begaj na dha zërin që kërkojmë, Shqipëria qëndron krah studentëve

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia dhe Prokuroria japin detaje për arrestimin e pesë të dyshuarve për krime lufte në Skenderaj

Rama dënon sulmet e Iranit ndaj Dubait, i quan goditje ndaj stabilitetit të Lindjes së Mesme

Rama dënon sulmet e Iranit ndaj Dubait, i quan goditje ndaj stabilitetit të Lindjes së Mesme

Protesta e opozitës në Tiranë, katër persona të arrestuar

Protesta e opozitës në Tiranë, katër persona të arrestuar

Protestuesit sulmojnë Konsullatën Amerikane në Pakistan pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit

Protestuesit sulmojnë Konsullatën Amerikane në Pakistan pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën