TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Festa në Gllogjan, 28 Nëntori për familjarët e dëshmorëve, mall e krenari

Festë e homazhe kishte edhe në Gllogjanin historik. Vizitorë nga mbarë vendi dhe më gjerë nderuan edhe dëshmorët në Kosovë, mirëpo thanë se për familjarët e tyre, shteti nuk po bën mjaftueshëm.

by Fëllënza Krasniqi
4 muaj ago
0 0
A A

Mallin për babain e saj i rënë dëshmor lufte, e ka çdo ditë.

Mirëpo në ditë festash, Valerina Halilaj thotë se atë e ndjen më shumë.

Ani pse nuk e ka njohur fare të atin, të jetë bijë e dëshmorit, Valerina thotë se është krenari.

“Sot në ditën e flamurit dhe të pavarësisë ndjej një krenari të veçantë që babi im dhe të gjithë dëshmorët dhanë jetën për këtë liri që ne sot e gëzojmë”, thotw ajo.

Për t’i nderuar të rënët në frontin e luftës, vizitorët në Gllogjan ishin nga të gjitha trojet. Në këtë ditë feste, Astrit Hasanaj, familjar i dëshmori tregon se nuk po bëhet mjaftueshëm për familjarët e dëshmorëve.

“Vij nga një familje dëshmori e babain e kam pas atdhetar prej ‘68 që ishte kundër Serbisë. Unë kam ardhur ekstra nga Zvicra për me i nderu të gjithë dëshmorët që janë ra ndër shekuj… Shteti nuk bën mjaftueshëm për dëshmorë, për arsye se dëshmorët janë të parët që është themeluar ky shtet dhe është ardhë liria jonë”, tha ai.

E jo vetëm nga Zvicra, vizitorë kishte edhe nga Franca.

Për të nderuar tre vëllezërit e tij dëshmorë, Osman Muslijaj pati një urim.

“Jam edhe pak i emocionuar, por rasti është i tillë e urime 28 nëntori,  dashtë Zoti të bashkohemi e të na lirohen edhe ata burra të mëdhenj që i kemi në burgje”, tha ai.

Në Gllogjan, kujtesa e luftës lidhet ngushtë me Epopenë e Dukagjinit, sidomos me ngjarjet e 24 marsit 1998, kur forcat serbe rrethuan zonën dhe u përballën me rezistencën e luftëtarëve të UÇK-së.

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet në vendngjarje i dyshuari për vrasjen e vëllaut në Klinë

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë, konfiskohet arma e cila dyshohet se është përdorur

Vritet një person në Klinë

Gara ndërkombëtare e vrapimit, nesër për dy orë bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik

Gara ndërkombëtare e vrapimit, nesër për dy orë bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik

Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit

​Kosova drejt një momentumi të ri me BE-në, Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Arrestohet në vendngjarje i dyshuari për vrasjen e vëllaut në Klinë

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë, konfiskohet arma e cila dyshohet se është përdorur

Vritet një person në Klinë

Gara ndërkombëtare e vrapimit, nesër për dy orë bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik

Gara ndërkombëtare e vrapimit, nesër për dy orë bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën