TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Federata serbe lavdëron FSHF-në, dënon sjelljet e shikuesve

by tëvë1
8 muaj ago
0
A A
Federata serbe lavdëron FSHF-në, dënon sjelljet e shikuesve

Federata e Futbollit e Serbisë ka reaguar pas ndeshjes Shqipëri – Serbi, të luajtur të shtunën mbrëma në “Air Albania” në Tiranë. Ndeshja kualifikuese për Botëror përfundoi pa gola.

Federata serbe ka shkruar të hënën se pritja nga FSHF-ja ishte e mirë, ndërsa ka dënuar sjelljet e shikuesve.

Federata serbe ka shkruar se humbjen më të madhe e pësoi futbolli.

“Para të vërtetës së shëmtuar me të cilën u përballën lojtarët tanë në fushë, dëshirojmë të theksojmë faktin që i gjithë delegacioni i Federatës serbe të futbollit, nga minuta e parë e deri te e fundit e qëndrimit në kryeqendrën shqiptare ka hasur në pritje të jashtëzakonshme nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti Armand Duka. Nga arritja në aeroport e deri te largimi nga Tirana kemi ndier respekt dhe kujdes. Për fat të keq skenat nga tribunat që bota e futbollit nuk dëshiron t’i shohë, skena që UEFA i lufton vazhdimisht, kanë vënë njollë të madhe në ngjarjet korrekte në fushën e lojës. Federata serbe dënon ashpër shpërthimet politike të urrejtjes, përmes formave të ndryshme të provokimeve dhe thirrjeve të turpshme për organizatat terroriste dhe thirrjet për krime të reja. Pasi fjalët nuk mjaftuan, pasoi kërcënimi fizik ndaj lojtarëve tanë”, shkruan në komunikatën e federatës serbe, të publikuar të hënën.

Federata serbe ka shkruar se janë hedhur para të metalit, shishe dhe gota të mbushura. FSS-ja i ka quajtur të turpshme skenat në “Air Albania”, ndërsa ka shkruar se ato kërcënojnë edhe principet e respektit ndërkombëtar dhe tolerancës që futbolli duhet të promovojë.

Federata serbe ka falënderuar FSHF-në për mikëpritjen, ndërsa ka dënuar gjithë atë që është dëgjuar dhe është parë në tribuna.

Në fakt ndeshja Shqipëri – Serbi përfundoi pa asnjë incident serioz, ndërsa thirrjet anti-serbe nuk janë ndalur. Ka pasur edhe hedhje në disa raste, por rrjedha e ndeshjes nuk është rrezikuar.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kompletohet top 8 i Ligës së Kampionëve dhe skuadrave të Play-Offit

Kompletohet top 8 i Ligës së Kampionëve dhe skuadrave të Play-Offit

Liga e Kampionëve: Mourinho kualifikon Benficën dhe e lë Real Madridin jashtë top 8

Liga e Kampionëve: Mourinho kualifikon Benficën dhe e lë Real Madridin jashtë top 8

Liga e Kampionëve pas pjesëve të para: Arsenali i pandalshëm, Barça befasohet, Benfica shokon Real Madridin

Liga e Kampionëve pas pjesëve të para: Arsenali i pandalshëm, Barça befasohet, Benfica shokon Real Madridin

Anësori i Kosovës, Emir Sahiti kërkohet nga skuadra izraelite

Anësori i Kosovës, Emir Sahiti kërkohet nga skuadra izraelite

Kompletohet top 8 i Ligës së Kampionëve dhe skuadrave të Play-Offit

Kompletohet top 8 i Ligës së Kampionëve dhe skuadrave të Play-Offit

Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është i plotë, VV nuk do të japë votë për Listën Serbe

Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është i plotë, VV nuk do të japë votë për Listën Serbe

Emisioni “Info Nata” 28.01.2026

Emisioni “Info Nata” 28.01.2026

Liga e Kampionëve: Mourinho kualifikon Benficën dhe e lë Real Madridin jashtë top 8

Liga e Kampionëve: Mourinho kualifikon Benficën dhe e lë Real Madridin jashtë top 8

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë,  presidenti kur t’i vijë koha

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë, presidenti kur t’i vijë koha

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Vetura godet një të mitur në Zhabar, dërgohet për trajtim në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën