FC Phoenix vazhdon të forcohet në pjesën e dytë të sezonit 2022/23 në Kategorinë e Parë të futbollit kosovar. Ekipi nga Banja e Pejës ka prezantuar edhe tre lojtarë të tjera.
Futbollistët Amir Prishtina, Valmir Azemi dhe Valon Dedia i janë bashkuar skuadrës së Phoenixit. Mbrojtësi Amir Prishtina dhe mesfushori Valmir Azemi ekipit të Phoenix i janë bashkuar nga radhët e KF Trepçës, derisa Dedia nga Trepça ’89.