TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Familjarët e të masakruarve në Lybeniq thonë se vetëm drejtësia ua lehtëson dhimbjet

Masakra e Lybeniqit la pa më të dashurit e tyre shumë familje në këtë zonë. Dhimbje lot e mall kanë për më të dashurit e tyre edhe sot. Ata thonë që vetëm vënia e drejtësia do t’ua lehtësojë dhimbjen.

by Fëllënza Krasniqi
6 muaj ago
0 0
A A

“Nuk ja kujtoj më kurrë zanin, ftyren ja kom harru është shumë e dhimbshme se veç një vjershë të tij e mbaj mend. S’kam më gjo prej tij.”

Ky është kujtimi i vetëm që ka për babain, Hyra Ukshinaj. Ajo humbi të atin, Ramën në natën e bajramit me një prill të vitit 1999 në masakrën mizore që e kryen forcat paramilitare serbe të drejtuara nga grupi famëkeq “Çakejt” në fshatin Lybeniq të Pejës.

“Si sot ditë me shi, ftohte natë e bajramit. Veç e di që kanë kërsit shumë te dera e babi u ardh na ka qu prej gjumit. Jemi dal jashtë çdo shtëpi e çdo anëtar i familjeve. Jemi ardh deri ku është përmendorja e vogël, aty e kanë nda babin prej neve edhe çdo burrë tjetër. E mbaj mend që edhe vëllai është shku te babi është afrua, ai është kanë veç 14 vjet, por për fat të mirë ai është kthy prapë te na. Kemi dëgju shumë shumë krisma që është ditë që asnjë nuk mundet me shpëtu”, rrëfen Ukshinaj.

Dhimbjen Hyra e ka njësoj si para 26 vitesh, por mërzia do të zbehej sado kudo nëse autorët e masakrës së Lybeniqit do të vihen para drejtësisë. Ani pse shpresë për drejtësi nuk ka më.

“Mendoj që çdo gjurmë e çdo të mbijetuar gati veç se i kem humb edhe ata pashpresë”, thotë ajo. Kur babain ia vranë, gjithë barra e familjes i mbeti nënës së Hyrës. Mirënjohjen për të ëmën e ka të madhe. “Edhe pse nëna na ka rritë 4 fëmijë vetum me shume ndihmë prej axhëve e dajëve, por një femër 39 vjeçare me 4 fëmijë midis rruge, u kane shumë e vështirë. Ajo ka bërë gjithçka për neve, po mundohem me kthy, por është e pamundur çka ka bërë ajo për neve”, tregon Hyra Ukshinaj.

Masakra e Lybeniqit është plagë e hapur edhe për shumë familje tjera e njëra ndër to është familja Bobaj. Meqë po në këtë masakër mizorisht u vra edhe Zeqë Bobi. Nën emocione gruaja e tij Rukije Bobi, rrëfen për televizionin për ditën kritike të 1 prillit të viti 1999.

“Shumë mërzi e madhe, nuk harrohet kurrë sikur sot u kanë dita atëherë. Me 6 jetimë e me nënë të burrit që e ka pas të vetmin djalë.Aty te rruga te lapidari aty ku i kanë vra e ka pas këtë djalin 5 vjet më ka thanë kape këtë djalë, se krejt këta burra që janë, të nënave janë e unë du me u bashkëngjitë me ta e me një nip të vetin 18 vjet”, shprehet ajo.

E familja Bobi beson që një ditë kryesit e veprës do të dalin para drejtësisë.

“Jo nuk i humbim shpresat kurrë se gjaku i tyre kurrë nuk ka me humb”, thotë ajo.

Masakra e Lubeniqit që ndodhi me 1 prill është një ndër krimet më mizore ku forcat serben vranë rreth 60 civil në këtë zonë. Për ta ende nuk është vënë drejtësia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Hyseni premton që në vitin e parë përmirësim të “jashtëzakonshëm” të furnizimit me ujë të pijshëm

“InfoNata” 08.10.2025

“InfoNata” 08.10.2025

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Mehmeti: Gara për Çairin, betejë për mbijetesë politike për Osmanin dhe Mexhitin

Mehmeti: Gara për Çairin, betejë për mbijetesë politike për Osmanin dhe Mexhitin

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën