TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Escobari në Shkup për ndryshimet kushtetuese

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Escobari në Shkup për ndryshimet kushtetuese

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Escobari në Shkup takon presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Ardhja e Escobarit në Shkup vjen pas fillimit të procedurës parlamentare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht që vendi të mbajë mbledhjen e dytë ndërqeveritare dhe të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian.

Diplomati i lartë amerikan ka deklaruar se ShBA-ja fuqimisht e përkrah procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe është e angazhuar që me qeverinë e re në Sofje të sigurojnë se nuk do të parashtrohen kërkesa të reja në rrugën evropiane të vendit. Ai vlerëson se me integrimin evropian të vendit, do të ulet ndikimi i aktorëve të dëmshëm në rajon, siç janë Rusia dhe Kina, por edhe të aktorëve të korruptuar lokalë.

Escobari mbetet optimist se politikëbërësit në RMV do të veprojnë racionalisht dhe do të marrin hapa për një ardhmëri të sigurt të vendit.  “Ai shpreson për diskutime produktive dhe të përbashkëta me udhëheqësit e qeverisë , veçanërisht lidhur me integrimin e ardhshëm në BE dhe prosperitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet nga Departamenti i Shtetit.

VMRO-DPMNE nuk lëshon pe

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski para takimit me Escobar ka thënë, se qeveria tani po tenton ta prezantojë vizitën e Escobarit, si një buldozer diplomatik që është thirrur këtu për të ushtruar presion. “Askush nuk bën presione në shekullin e 21-të, po edhe sikur të bëjnë, kanë zgjedhur bashkëbiseduesit e gabuar”, vlerëson Mickoski.

“E vlerësoj vizitën e Escobar si çdo vizitë tjetër. Në periudhën e kaluar kemi pasur shumë vizita nga përfaqësues të lartë të huaj. Ne do t’i dëgjojmë argumentet e tyre dhe do t’u themi argumentet tona”, është shprehur lideri i VMRO-DPMNE.

Ramadani: Po i vjen fundi lojës së VMRO-DPMNE-së

Për analistin politik, Ismet Ramadani shtimi i presionit të jashtëm është bërë i zakonshëm në Maqedoninë e Veriut çdo herë që shteti ballafaqohet me kriza politike prej të cilave varen vendimet me interes madhor. Diplomatët e huaj vijnë për të krijuar mjedis për votimin e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa presioni më i madh pritet t’i bëhet pikërisht VMRO-DPMNE-së, e cila refuzon votimin për ndryshimet e kushtetutës.

“Pa ndërhyrje, pa involvim të SHBA-së dhe BE-së nuk mund të ketë ndonjë rezultat pozitiv në këtë drejtim. Mickoski do të bëjë përpjekjet e fundit që mos të lejojë kalimin e ndryshimeve kushtetuese, mirëpo duhet ta ketë parasysh se nuk është ndonjë potencial politik partiak që mund të arrijë duke qenë kryeneçe ndaj SHBA-së dhe BE-së”, thekson analisti politik, Ismet Ramadani.

Nëse eventualisht VMRO-ja do t’i thotë “po” ndryshimit të kushtetutës, njëkohësisht do të ketë rast ta ndryshojë imazhin partiak në sytë e ndërkombëtarëve dhe të hapë mundësi për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme. Edhe në mesin e VMRO-së sipas Ramadanit, ka potenciale që janë pro interesave dhe së ardhmes evropiane të shtetit.

“Nëse i voton VMRO-ja ndryshimet kushtetuese, do t’i bjerë pak kuota në elektorat, por ajo do të jetë konkurrente serioze për t’i fituar zgjedhjet. Nëse nuk i voton, atëherë deri në pranverën e ardhshme do të krijohet një ambient anti-VMRO edhe nga faktori ndërkombëtar por edhe brenda për brenda do të rrezikojë si parti politike deri në përçarje midis tyre, por edhe t’i humbasë shanset për konkurrencë serioze në zgjedhjet e ardhshme”, shprehet Ramadani.

Vizita e Escobarit vjen pas fillimit të procedurës plenare parlamentare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ka shtyrë votimin deri në sigurimin e shumicës prej dy të tretave./DW

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maturantët mund të aplikojnë online për provim, por cilat janë risit e ligjit të ri për testin e maturës?

Maturantët mund të aplikojnë online për provim, por cilat janë risit e ligjit të ri për testin e maturës?

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

10 euro hyrja në qendër – Prishtina gati taksat për vetura e bizneset

Zhvillohen dy operacione antidrogë – Tëvë1 sjell pamje ekskluzive, sekuestrohen mbi 25 kg marihuanë dhe arrestohen tre të dyshuar

Zhvillohen dy operacione antidrogë – Tëvë1 sjell pamje ekskluzive, sekuestrohen mbi 25 kg marihuanë dhe arrestohen tre të dyshuar

Kulla për Zvërnecin: Mënyra si po zhvillohet projekti po ngjall reagime

Pas dy orësh përfundon protesta për mbrojtjen e Zvërnecit, nesër qytetarët sërish në tubim në orën 18:00

Pas dy orësh përfundon protesta për mbrojtjen e Zvërnecit, nesër qytetarët sërish në tubim në orën 18:00

“Matrix”- 01.06.2026

“Matrix”- 01.06.2026

Kurti: Zotimi ynë para fermerëve të Mitrovicës po jetësohet, 500 hektarë tokë do të bëhen me sistem të ujitjes

Kurti: Zotimi ynë para fermerëve të Mitrovicës po jetësohet, 500 hektarë tokë do të bëhen me sistem të ujitjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën