TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Escobar: Kosova është e detyruar ta zbatojë Asociacionin

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Escobar: Njohja reciproke Kosovë-Serbi është qëllimi i ShBA-së

Duke folur për Asociacionin, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se kjo shikohet si obligim ndërkombëtar për Kosovën, dhe se duhet të zbatohet, pavarësisht se kush është në pushtet.

Sipas tij, sa më shpejt që të krijohet Asociacioni, do të jetë më mirë, shkruan Telegraf.rs, transmeton teve1.info

“Unë do t’ju jap një shembull. Por më lejoni të filloj këtu: këtu nuk bëhet fjalë për Kurtin. Kosova e ka nënshkruar këtë marrëveshje. Dhe Qeveria e Kosovës është e obliguar ligjërisht ta zbatojë atë. Është një detyrim ligjor ndërkombëtar ekzistues. Kështu e shohim ne. Është në marrëveshjen e Brukselit, është në këtë marrëveshje, është në konkluzionet e Këshillit të Evropës, dhe pjesë e politikës sonë. Do të bëhet realitet. Kjo do të ndodhë. Pyetja e vetme është se cila qeveri do të jetë ajo që do ta zbatojë atë. Sa më shpejt të ndodhë, aq më mirë. Dhe në realitet, kjo ka të bëjë me njohjen e të drejtës së njerëzve që janë pjesë e pakicës serbe në Kosovë për të qenë qytetarë të Serbisë dhe Kosovës”, është shprehur ai.

Tutje, Escobari potencon se Kosova është e detyruar ta zbatojë Asociacionin.

“Shikoni, nuk dua të komentoj për politikën e brendshme. Por ky është fakt: Kosova është e detyruar ta zbatojë Asociacionin. Dhe pyetja është vetëm se si dhe kush dhe çfarë. Nuk dua të duket si sfidë për kryeministrin Kurti. Fakti është se të gjithë presin, inkurajojnë dhe duan të punojnë së bashku me Kosovën në zbatimin e Asociacionit. Ky është vetëm një fakt”, ka shtuar ai.

Escobar është duke qëndruar në një vizitë dyditore në Kosovë, ku sot është takuar me liderët e partive opozitare.

Teksa nesër do të zhvillojë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e tij po ndodhë në prag të takimit të 18 marsit në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mediat në Shqipëri: Vlora Hyseni i dorëzohet policisë së Shqipërisë në kufi me Kosovën

Mediat në Shqipëri: Vlora Hyseni i dorëzohet policisë së Shqipërisë në kufi me Kosovën

Kurti takon Plenkoviqin në Nju Jork, diskutojnë për Specialen, të zhdukurit dhe Luginën

Kurti takon Plenkoviqin në Nju Jork, diskutojnë për Specialen, të zhdukurit dhe Luginën

Haxhiu falenderon mërgatën që u regjistruan për të votuar: Mënyra më e bukur për ta vazhduar kontributin për Kosovën

Haxhiu fton në takim familjarët e ish-krerëve të UÇK-së

“Sikur të më ndahet trupi për gjysmë…”- rrëfimi i familjarëve për jetën dhe rënien e Xhevë Lladrovcit

“Sikur të më ndahet trupi për gjysmë…”- rrëfimi i familjarëve për jetën dhe rënien e Xhevë Lladrovcit

Emisioni “Këndi i Debatit” 22.09.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 22.09.2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Vijon në ditën e 115-të protesta para Kryeministrisë

Mediat në Shqipëri: Vlora Hyseni i dorëzohet policisë së Shqipërisë në kufi me Kosovën

Mediat në Shqipëri: Vlora Hyseni i dorëzohet policisë së Shqipërisë në kufi me Kosovën

Kurti takon Plenkoviqin në Nju Jork, diskutojnë për Specialen, të zhdukurit dhe Luginën

Kurti takon Plenkoviqin në Nju Jork, diskutojnë për Specialen, të zhdukurit dhe Luginën

Haxhiu falenderon mërgatën që u regjistruan për të votuar: Mënyra më e bukur për ta vazhduar kontributin për Kosovën

Haxhiu fton në takim familjarët e ish-krerëve të UÇK-së

“Sikur të më ndahet trupi për gjysmë…”- rrëfimi i familjarëve për jetën dhe rënien e Xhevë Lladrovcit

“Sikur të më ndahet trupi për gjysmë…”- rrëfimi i familjarëve për jetën dhe rënien e Xhevë Lladrovcit

Akuzohet për vrasje, nuk merr pjesë në seancë pasi ndodhet jashtë vendit

Akuzohet për vrasje, nuk merr pjesë në seancë pasi ndodhet jashtë vendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën