TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Erërat e fuqishme godasin Kosovën, një person i lënduar dhe dëme të shumta materiale në disa qytete

by Tëvë1
3 minuta ago
0
A A
Erërat e fuqishme godasin Kosovën, një person i lënduar dhe dëme të shumta materiale në disa qytete

Erërat e fuqishme që përfshinë Kosovën mbrëmjen e së enjtes kanë lënë një person të lënduar, kanë shkaktuar dëme të shumta materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna të vendit.

Ferizaj ishte ndër komunat më të prekura, ku për shkak të rrezikut për qytetarët, furnizimi me energji elektrike u ndërpre me kërkesë të Policisë së Kosovës. Në këtë komunë janë raportuar dëme në biznese, ndërtesa publike dhe automjete, ndërsa Policia ka konfirmuar edhe një person të lënduar.

Sipas KEDS-it, erërat e forta kanë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën energjetike dhe avari në rrjet. Zyrtari i kësaj kompanie, Adlum Ramadani, ka bërë të ditur se qindra ekipe janë angazhuar në terren për sanimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike. Ai ka përmendur Ferizajn, Gjilanin, Prizrenin dhe Prishtinën si zonat më të prekura.

Dëme të konsiderueshme janë raportuar edhe në Prishtinë. Në lagjen Matiqan, disa dritare janë shkëputur nga një ndërtesë dhe kanë rënë mbi një automjet, duke e dëmtuar atë. Ndërkaq, në Ulpianë, pranë shkollës fillore “Hasan Prishtina”, është raportuar për shkëputjen e një pjese të kulmit të një ndërtese. Dëme janë evidentuar edhe në lagjen Mati.

Në Krushë të Madhe të Rahovecit, erërat kanë dëmtuar kulmin e një biznesi, ndërsa pjesë të tij, përfshirë llamarina, kanë përfunduar në rrugën Gjakovë–Prizren, duke paraqitur rrezik për pjesëmarrësit në trafik. Ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar për largimin e materialeve nga rruga.

Probleme në qarkullim janë shkaktuar edhe në magjistralen Prishtinë–Pejë, ku në fshatin Vragoli era ka rrëzuar një ndriçues në mes të rrugës, duke bllokuar për disa minuta lëvizjen e automjeteve. Ndërkohë, në zonën e Shadërvanit në Prizren, erërat kanë rrëzuar dhe dëmtuar tavolina e karrige të lokaleve të gastronomisë.

Pasojat e motit të lig janë ndier edhe në Kamenicë, ku në fshatin Ruboc një qytetari i janë rrëzuar 2 sera bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 300 metrash katrorë. Dëmet kanë prekur edhe veprimtarinë bujqësore, krahas bizneseve dhe infrastrukturës publike në komunat e tjera.

Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike janë raportuar edhe në pjesë të Lipjanit, ndërsa probleme në rrjet janë evidentuar në Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Ferizaj. Ekipet e KEDS-it janë angazhuar për identifikimin dhe riparimin e defekteve të shkaktuara nga erërat.

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë dhe hapësira publike. Në Ferizaj, ekipet policore, në bashkëpunim me autoritetet komunale dhe shërbimet emergjente, kanë intervenuar për largimin e pengesave dhe parandalimin e rreziqeve të mëtejshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar erëra me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, me rafale edhe më të fuqishme. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet emergjente dhe të shmangin qëndrimin pranë objekteve, pemëve dhe strukturave që mund të dëmtohen nga era.

Tags: ererat e fortaKosovaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasja e Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot 3 zyrtarë institucionalë

Vrasja e Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot 3 zyrtarë institucionalë

Mot i vranët e me intervale me diell

Parashikimi i motit për sot

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi miraton në parim Projektbuxhetin për vitin 2027

Një person raportohet i lënduar nga erërat në Ferizaj, shkaktohen edhe dëme materiale

Një person raportohet i lënduar nga erërat në Ferizaj, shkaktohen edhe dëme materiale

Vrasja e Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot 3 zyrtarë institucionalë

Vrasja e Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot 3 zyrtarë institucionalë

Erërat e fuqishme godasin Kosovën, një person i lënduar dhe dëme të shumta materiale në disa qytete

Erërat e fuqishme godasin Kosovën, një person i lënduar dhe dëme të shumta materiale në disa qytete

Mot i vranët e me intervale me diell

Parashikimi i motit për sot

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi miraton në parim Projektbuxhetin për vitin 2027

Një person raportohet i lënduar nga erërat në Ferizaj, shkaktohen edhe dëme materiale

Një person raportohet i lënduar nga erërat në Ferizaj, shkaktohen edhe dëme materiale

Alijaj: E rëndësishme të kemi një ligj që ndihmon ish-krerët e UÇK-së dhe ruan raportet me BE-në

Alijaj: E rëndësishme të kemi një ligj që ndihmon ish-krerët e UÇK-së dhe ruan raportet me BE-në

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

Një 77-vjeçar vdes në një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën