TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Erdogan pritet të takohet me Putinin në Astana 2 orë më herët

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Erdogan pritet të takohet me Putinin në Astana 2 orë më herët

Takimi do të zhvillohet në margjinat e një samiti rajonal që do të mbahet në Astana të Kazakistanit, tha një zyrtar i Turqisë për AFP-në.

Turqia, që ka qëndruar neutrale përgjatë konfliktit në Ukrainë, ka raporte të mira me Rusinë dhe Ukrainën.

Erdogan ende nuk ka dënuar sulmet masive ajrore që goditën qytetet në mbarë Ukrainën më 10 tetor. Nga këto sulme u vranë të paktën 19 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Por, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, pas sulmeve, por nuk ka detaje nga kjo bisedë.

Erdogan u takua me Putinin në margjinat e një samiti rajonal që u mbajt në Uzbekistan muajin e kaluar. Ai ende shpreson që mund të bëjë bashkë Putinin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në bisedime të paqes. Turqia insiston se bisedimet e paqes janë thelbësore dhe gjasat që ato të mbahen janë reale.

Turqia, që është anëtare e NATO-s, nuk u është bashkuar sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt.

Erdogan po ashtu është i përkushtuar që të rrisë tregtinë me Moskën, teksa po tenton që të stabilizojë ekonominë e Turqisë para se të kandidojë edhe për një mandat të ri në zgjedhjet e qershorit.

Muajin e kaluar, Ankaraja u përball me presion nga Shtetet e Bashkuara dhe konfirmoi se tri bankat e fundit që ende kryenin shërbime bankare për rusët, do të ndalonin këtë praktikë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

Lideri suprem i Iranit paralajmëron se çdo sulm i SHBA-së do të shkaktonte “luftë rajonale”

Lideri suprem i Iranit paralajmëron se çdo sulm i SHBA-së do të shkaktonte “luftë rajonale”

Mbi 120 të vdekur pas sulmeve të shumta në Pakistan

Mbi 120 të vdekur pas sulmeve të shumta në Pakistan

Izraeli rihap pjesërisht kalimin e Rafahut mes Gazës dhe Egjiptit

Izraeli rihap pjesërisht kalimin e Rafahut mes Gazës dhe Egjiptit

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime të rënda

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

Tifozët e Pejës kthehen kundër klubit, akuzojnë kryesinë

Te Peja nisin ndryshimet, largohen tre basketbollistë të huaj

Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

Pisa e Serie A shkarkon trajnerin Gilardino

Pisa e Serie A shkarkon trajnerin Gilardino

Juventusi bën dy transferime në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit

Juventusi bën dy transferime në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit

Vdes ish-kryetari i KB Drita, Fazli Fazliu

Vdes ish-kryetari i KB Drita, Fazli Fazliu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën