TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Era është katastrofë” – ankohen prishtinasit për gjendjen e nënkalimeve

Qytetarët e Prishtinës, janë në hall me erën dhe mos mirëmbajtjen e duhur të nënkalimeve dhe mbikalimeve. E për këtë problematik Komuna e Prishtinës ka një arsyetim.

by Fëllënza Krasniqi
3 muaj ago
1 1
A A

Rrugën e kalon në këtë formë çdo ditë.

E përdorimin e nënkalimit e ka të domosdoshëm për shkak të sigurisë më të madhe.

Ani pse siguria më e madhe është këtu në nënkalimin në afërsi të shkollës “ Qamil Batalli”, në Prishtinë, për Hashim Shalën  ky nënkalimi nuk i plotëson kushtet sa duhet.

“I plotëson shumë kushtet, por mirëmbajtjen duhet me mbajt si aty si gjithkund, por ne përgjithësi nuk e mbajmë edhe populli duhet me ju qëndruar këtyre gati, shteti nuk mundet me të ardhë ty mbrapa. E përdori qysh të jetë unë e përdori pse me rreziku andej, këtu më mirë por nuk është edukuar ky popull ende me i shfrytëzuar këto sene, mos me i pas thonë sherri i qeveritareve, me ia bë nuk shkojnë. E keni parë edhe te rrethi me Flamur nuk hipë askush, ne jemi mësuar ashtu”, është shprehur Hashim Shala – qytetar.

E era që po kundërmon në nënkalim, po e lë të pa shfrytëzueshëm edhe për këtë qytetar.

“Po kemi problem pikë së pari era këtu e kanalit, te vendkalimi aty nuk hyhet edhe mos me qenë erë pleqtë qysh me hy me karroca, e fëmijët nuk po munden me kaluar në asnjërën pjesë”, shprehet Haki Marolli.

Por, nuk është vetëm ky mbikalim në afërsi të shkollës “ Qamil Batalli”, që nuk i plotëson kushtet.

Ngjashëm si ai, është edhe ky mbikalim në një pjesë tjetër të qytetit, konkretisht tek Rrethi i Flamurit në kryeqytet.

Andaj ky qytetar ka edhe një kërkesë.

“Kurrë semafori është këtu lartë as nuk e përdori, era është katastrofë veç me u afrua afër aty e shihni çfarë ndyrësia dhe ere ka. Kërkesa ime është me u pastru kjo mirë një herë e përgjithmonë edhe shqiptarët me mbajt pastërtinë qysh duhet me u mbajt e jo me gjuajte bërllok, aty me hup është tmerr, tash aty edhe flenë njerëzit e rrugës”, shprehet një qytetar.

E dikush tjetër për shkak të moshës, dhe mos mirëmbajtjes së duhur nuk e përdorë thuajse kurrë këtë mbikalim.

“Këtë mbikalimin e përdori shumë pak për shkak moshës i përdori zebrat aty më lartë që janë për atë, por këtu që është  ndërtuar ky mirë është, mirë është edhe rinia me përdorë por ka erëra jo të këndshme e më vjen shumë keq që vet i kemi bërë, populli i bënë këto”, thotë Halit Etemi.

Kurse, për këtë problematik të qytetarëve të Prishtinë, nga Komuna kanë një arsyetim.

“Nënkalimi tek shkolla “ Model” i takon kryeqytetit i cili e ka ndërtuar dhe e ka për detyre me e mbajt. Mirëmbajtje e cila  bëhet sigurisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe kemi ankesa edhe prej punonjësve tonë, të cilët thonë se gjatë ditës po kalon edhe në pjesën tjetër johigjienike të cilën sigurisht të tjerët e shfrytëzojnë edhe për nevoja të tjera. Nënkalime tjera që njëri është përballë QKUK-së, pastaj te ish hoteli “ Viktori” dhe në Bernicë janë kompetencë e Ministrisë”, ka thënë Pëllumb Bajqinovci – zëdhënës i Komunës së Prishtinës.

Televizioni ka dërguan pyetje edhe në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për të parë se pse këto nënkalime dhe mbikalime nuk po mirëmbahen si duhet, por nga të njëjtit nuk ka pranuar përgjigje.

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën gjashtë persona të vrarë në Izrael nga sulmi hakmarrës i Iranit

Të paktën gjashtë persona të vrarë në Izrael nga sulmi hakmarrës i Iranit

Kurti: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur për president

Kurti: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur për president

Qindra anije cisterna të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit, tregojnë të dhënat

Qindra anije cisterna të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit, tregojnë të dhënat

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, në fokus edhe çështja e Presidentit

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, në fokus edhe çështja e Presidentit

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se tre persona mbeten të vrarë nga sulmet iraniane

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se tre persona mbeten të vrarë nga sulmet iraniane

Boksierja Sadiku fiton meçin tjetër në Bullgari

Donjeta Sadiku triumfon në “Strandja”

Të paktën gjashtë persona të vrarë në Izrael nga sulmi hakmarrës i Iranit

Të paktën gjashtë persona të vrarë në Izrael nga sulmi hakmarrës i Iranit

Arabia Saudite dënon ashpër sulmin iranian ndaj Riadit, thërret ambasadorin

Arabia Saudite dënon ashpër sulmin iranian ndaj Riadit, thërret ambasadorin

Presidenti iranian: Vrasja e Khameneit është “një luftë e hapur kundër myslimanëve”

Presidenti iranian: Vrasja e Khameneit është “një luftë e hapur kundër myslimanëve”

SHBA-ja dhe Britania u bëjnë thirrje qytetarëve dhe stafit diplomatik në Gjirin Persik të strehohen në vend

SHBA-ja dhe Britania u bëjnë thirrje qytetarëve dhe stafit diplomatik në Gjirin Persik të strehohen në vend

Kurti: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur për president

Kurti: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën