TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Enver Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra

by Tëvë1
5 muaj ago
3
A A
Enver Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar që Konventa e PDK-së, e planifikuar të mbahet të hënën, të shtyhet. Sipas tij, partisë i duhet më shumë kohë që anëtarësia dhe delegatët të njihen me kandidaturat dhe platformat për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Hoxhaj ka thënë se mbajtja e konventës në një afat kaq të shkurtër nuk garanton cilësi dhe as procese demokratike brenda partisë. Ai ka theksuar se PDK duhet të ofrojë hapësirë për gara të hapura dhe transparente.

“Konventa e PDK-së për të zgjedhur kryetarin e partisë duhet të shtyhet, sepse një parti serioze nuk mund të mbajë një konventë politike dhe përmbajtësore në një kohë kaq të shkurtër”, ka shkruar Hoxhaj në një reagim publik.

Ai ka kërkuar që konventa të zhvendoset “të paktën deri të dielën e ardhshme”, duke argumentuar se një shtyrje e tillë do t’u mundësonte delegatëve të njiheshin me platformat dhe idetë e kandidatëve.

Sipas tij, zhvillimet e fundit brenda partisë kanë qenë të befasishme dhe nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për një proces të mirëfilltë brendapartiak. “Kjo nguti nuk garanton garë cilësore, as reformimin dhe unitetin e kërkuar e të domosdoshëm për PDK-në në këtë kohë”, ka theksuar ai.

Hoxhaj është shprehur se konkurrenca mes më shumë se një kandidati është e domosdoshme për demokracinë e brendshme të partisë. “Në partitë demokratike, më shumë se një kandidaturë është mundësi për delegatët që të zgjedhin lirisht dhe ndihmon në pasurimin e platformave”, ka shkruar ai.

Ai ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si po paraqitet procesi aktual zgjedhor. “Dorëheqja e kryetarit, e shoqëruar me preferenca për pasuesin, krijon përshtypjen e skemave të sajuara e të paragjykuara, të cilat nuk e çojnë partinë përpara”, ka deklaruar Hoxhaj, duke shtuar se është “qartësisht kundër çdo imponimi dhe çdo tentative për të orientuar garën”.

Në fund, ai ka theksuar nevojën për një qasje të re në PDK. “PDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, jo për skema të vjetra; ka nevojë për vizion të ri, jo për ndërrim rolesh. Ky është momenti për t’i hapur rrugën ndryshimit të vërtetë”, ka përfunduar Hoxhaj.

Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet nga Kryesia e PDK-së në ditët në vijim.

Tags: pdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën