TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Elmi Fazliu kërkon përfshirje të personave me aftësi të kufizuara në vendimmarrje

Garës për asamble në Komunën e Prishtinës ia ka mësyer edhe Elmi Fazliu. Fazliu synon të japë një shembull konkret se përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në vendimmarrje duhet të jetë prioritet. E kërkesa të ngjashme i ka dërguar edhe shoqata “ Handikos”, kandidatëve për kryetar Komunë në kryeqytet.

by Fëllënza Krasniqi
2 orë ago
0 0
A A

Këto janë synimet e Elmi Fazliut, që ia ka mësyer garës për asamblist në Komunë e Prishtinës.

Përmes kandidaturës së tij në listën e Paritsë Demokratike të Kosovës, Fazliu synon të japë një shembull konkret se përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në vendimmarrje duhet të jetë prioritet.

Sfidat, e problematika që Elmiu hasë në përditshmëri, e shtyn që të marrë këtë rrugëtim.

“Ideja erdhi pas shumë aktivimeve që kam pas me shoqëri civile e në veçanti me personat me aftësi të kufizuara, duke i parë sfidat e tyre preokupimet e tyre atëherë më lindi ideja që personat me aftësi të kufizuar nuk kanë një zë në Kuvend Komunal e gjithashtu në Kuvendin e Kosovës atëherë e pash të udhës që unë te jem ai zë dhe të bëhem një arsye shtesë për ata persona që ti përfaqësoj në kuvendin Komunal të Prishtinës”.

37 vjeçari, tregon se cilat do jenë prioritetet e tij në qoftë se fiton këtë post.

“Infrastruktura është shumë e rëndësishme për pavarësinë e personave me aftësi të kufizuar, normalisht që këtë çështje do të ngris ndër të parat, por gjithashtu do të ngritë edhe çështje në aspektin shëndetësorë, krijimin e kushteve më të mira shëndetësore, shkollimin e personave me aftësi të kufizuar dhe punësimin e tyre. Pasi që në komunë të Prishtinës është një problem shumë i madh që nuk respektohet ligji për punësim dhe riaftësim të personave me aftësi të kufizuar, pavarësisht numrit të madh të punëtoreve në Komunë e Prishtinës, pothuajse asnjë nuk është me aftësi të kufizuar”.

Madje është ndër të pakët persona që  ia ka hyrë kësaj gare e që kërkojnë mbështetjen nga qytetarët.

“Dua të në përkrahin, persona me aftësi të kufizuar në Kosovë ka shumë, sfidat tona janë të mëdha, na duhet një përfaqësim i mirë, na duhet dikush të i qet në pah këto sfida dhe kemi nevojë për përkrahje, sepse ndoshta jam ndër kandidatët e parë që konkurroj por më duhet përkrahje për të arritur qëllimet tona”, deklaroi Fazliu.

E se këto kandidatura u mirëpritën edhe nga shoqata “ Handikos”, tregon për televizionin, zëdhënësja e kësaj shoqate Kaltrina Misini.

“Është për tu mirëpritur se edhe në këto palë zgjedhje, po shohim një interesim të shtuar të kandidatëve për asamble komunale të personave me aftësi të kufizuara, por edhe prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara”, tha Misini.

Ajo tregoi se nisën një letër drejtuar kandidatëve për kryetarë komune në Prishtinë.

Përmes kësaj letre, kërkuan  zotimin e të gjithë kandidatëve për përfshirjen dhe zbatimin e çështjeve që lidhen me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe mirëqenien e tyre.

“Nismi prej një përkrahje më të qëndrueshme financiare për organizatën “ Handikos”, e cila ofron shërbime sociale, shërbime të cilat tashmë e dimë që janë jetikë për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara por edhe për prindërit e këtyre fëmijëve. Pika e dytë që ne kemi nisur këtë zotim është zbatimi i Udhëzimit Administrativ nr .33/2007 i cili e përcakton qasjen infrastrukturore për personat me aftësi të kufizuara si dhe Udhëzimi Administrativ 06/2017 i cili po ashtu ka të bëjë me qasjen dhe për një monitorim shumë më të kujdesshme më të mirë sipas ligjit të objekteve të cilave u jepet ndërtimi në mënyrë që të plotësojnë qasjen e plotë dhe të krijojnë një hapësirë publike të barabartë për të gjithë dhe  pa barriera”.

Por, si pikë më të rëndësishme Misini,  e përmend zyrën për persona më aftësi të kufizuar brenda objektit të Komunës.

“Një përfshirje më e madhe, pra kërkohet që institucioni lokal të punoj në një përfshirje më të madhe në arsim, në punësim, të ofroj shërbime më të mira shëndetësore, të ofroj përfshirje më të madhe në heshtje kulturore sportive dhe përgjithësi në jetën publike. Pika e fundit ka të bëjë më një kërkesë të re që del nga ne e që ka të bëjë më krijimin e një zyrës brenda Komunës së Prishtinës, e cila do të merret kryesisht me çështjet edhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara”.

Sipas saj, të gjitha këto pika janë të realizueshme vetëm se duhet vullnet dhe punë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izmir Zeqiri rrëfen përballjen me tensionet në veri: Plumbat na kaluan pranë veshëve, Zubin Potoku u kthye në fushë lufte

Izmir Zeqiri rrëfen përballjen me tensionet në veri: Plumbat na kaluan pranë veshëve, Zubin Potoku u kthye në fushë lufte

Zgjedhjet lokale në veri – Kush po e sfidon Listën Serbe?

Zgjedhjet lokale në veri – Kush po e sfidon Listën Serbe?

Raporti i Auditimit: Mbi 6 mijë ndërtime pa leje dhe prerje ilegale të pyjeve në zonat e mbrojtura

Raporti i Auditimit: Mbi 6 mijë ndërtime pa leje dhe prerje ilegale të pyjeve në zonat e mbrojtura

“Pshtim prej neve s’ka, simbolet e Kosovës do të qëndrojnë aty” – Katër kryetarët e komunave veriore paralajmërojnë fitore e sfidë të fort

“Pshtim prej neve s’ka, simbolet e Kosovës do të qëndrojnë aty” – Katër kryetarët e komunave veriore paralajmërojnë fitore e sfidë të fort

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën