TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ekspertja e EULEX-it tregon për dy faktorët kryesorë që pengojnë identifikimin e mbetjeve mortore

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Ekspertja e EULEX-it tregon për dy faktorët kryesorë që pengojnë identifikimin e mbetjeve mortore

Përmes një njoftimi për media nga EULEX-i kanë thënë se së bashku me IML-në janë të angazhuar në mbështetjen e autoriteteve dhe homogëve nga vendi me ekspertizë të specialuara në fushën e operacioneve në teren në një sërë lokacionesh për të cilët urdhrat gjyqësorë janë ende në pritje, (b) kërkimin e varrezave të reja klandestine të mundshme, çka mund të shpije në identifikimin e personave të tjerë të zhdukur, dhe (c) rishikimin e mbetjeve mortore në morgun e Prishtinës.

Sipas EULEX-it, rishikimi i mbetjeve mortore në morgun e Prishtinës koordinohet nga një grup punues i udhëhequr nga ekspertët e IML-së.

Nga EULEX-i thonë se qëllimi kryesor është rishikimi i mbetjeve njerëzore që ruhen në morg si dhe i dosjeve të ndërlidhura.

“Rishikimi i mbetjeve mortore në morgun e Prishtinës koordinohet nga një grup punues i udhëhequr nga ekspertët mjekoligjorë të IML-së, në bazë të strategjisë dhe planit të veprimit të grupit punues 2021-2023. Qëllimi kryesor është rishikimi i të gjitha mbetjeve njerëzore që ruhen në morg si dhe i dosjeve të ndërlidhura, dhe përcaktimi i statusit të të gjitha rasteve që përfshijnë: rastet e ndërlidhura me konfliktin e që janë të interesit mjekoligjor, rastet e interesit mjekoligjor të cilat nuk janë të ndërlidhura me konfliktin, dhe rastet që nuk janë të interesit mjekoligjor”.

“Procesi i rishikimit, i cili tashmë është në vijim e sipër, deri më tani ka rezultuar në dorëzimin e mbetjeve mortore të shtatë personave të zhdukur nga masakra e Krushës së Vogël tek familjarët e tyre”, thuhet në njoftim. /teve1.info/

Njoftimi i plotë:

Sot, derisa Kosova shënon Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) rithekson përkushtimin për të vazhduar mbështetjen për Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në përpjekjet për ndriçimin e fatit të 1620 personave, për të cilët ende nuk dihet asgjë.

Së bashku me IML-në, EULEX-i aktualisht është i angazhuar në: (a) mbështetjen e autoriteteve dhe homologëve nga vendi me ekspertizë të specializuar në fushën e operacioneve në teren në një sërë lokacionesh për të cilët urdhrat gjyqësorë janë ende në pritje, (b) kërkimin e varrezave të reja klandestine të mundshme, çka mund të shpije në identifikimin e personave të tjerë të zhdukur, dhe (c) rishikimin e mbetjeve mortore në morgun e Prishtinës.

Rishikimi i mbetjeve mortore në morgun e Prishtinës koordinohet nga një grup punues i udhëhequr nga ekspertët mjekoligjorë të IML-së, në bazë të strategjisë dhe planit të veprimit të grupit punues 2021-2023. Qëllimi kryesor është rishikimi i të gjitha mbetjeve njerëzore që ruhen në morg si dhe i dosjeve të ndërlidhura, dhe përcaktimi i statusit të të gjitha rasteve që përfshijnë: rastet e ndërlidhura me konfliktin e që janë të interesit mjekoligjor, rastet e interesit mjekoligjor të cilat nuk janë të ndërlidhura me konfliktin, dhe rastet që nuk janë të interesit mjekoligjor.

Procesi i rishikimit, i cili tashmë është në vijim e sipër, deri më tani ka rezultuar në dorëzimin e mbetjeve mortore të shtatë personave të zhdukur nga masakra e Krushës së Vogël tek familjarët e tyre.

Antropologia mjekoligjore e EULEX-it, Luísa Marinho, tha se puna me mbetjet mortore të paidentifikuara është proces shumë sfidues, i cili kërkon përkushtim dhe këmbëngulje nga të gjithë ekspertët e përfshirë. “Ne do të ndërmarrim një qasje më strategjike dhe do t’i shterojmë të gjitha mjetet hetimore mjekoligjore për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur që aktualisht janë nën përkujdesjen e IML-së,” tha Marinho.

Duke folur për strategjinë dhe planin e punës 2021-2023, Marinho tha se aty janë të përfshira dy strategji që kanë potencial të lartë për të ndihmuar për identifikimin e disa mbetjeve mortore të paidentifikuara: “Strategjia e parë është kontaktimi i familjarëve të personave të zhdukur dhe kërkimi nga ta që të ofrojnë mostra të gjakut aty ku nuk ka, apo ku ato janë të pamjaftueshme për analiza të ADN-së. Kjo mund të shpije në përshtatje pozitive të ADN-së dhe në identifikimin e personave të zhdukur. Strategjia e dytë është adresimi i identifikimeve të gabuara që kanë rezultuar nga procesi i quajtur ‘identifikim tradicional’, përmes përdorimit të ADN-së.”

Marinho po ashtu tha se dy faktorët kryesorë që mund të pengojnë apo të parandalojnë identifikimin e mbetjeve mortore janë kushtet e ruajtjes së mbetjeve mortore, pra nëse ato janë të djegura apo shumë të fragmentuara, dhe pamundësia për marrjen e mostrave të duhura referente të gjakut për identifikimin e bazuar në ADN.

“Megjithatë”, shtoi Marinho, “teknologjia në fushën e ADN-së e cila po zhvillohet me shpejtësi mund të shpije në rezultate pozitive me përsëritjen e testimeve të pasuksesshme të disa mostrave të mëparshme të ADN-së. Për fund, investimi në hulumtimet arkivore ndërkombëtare, me përpjekje të ripërtërira për qasjen dhe analizimin e informatave nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë dhe i të dhënave të organizatave të tjera ndërkombëtare, po ashtu mund të hapin shtigje të reja në hetimin mjekoligjor të disa rasteve.”

Që nga fillimi i mandatit e deri më sot, EULEX-i ka kryer 684 operacione në teren për gjetjen e vendndodhjeve të personave të zhdukur, përfshirë 181 zhvarrime. Janë identifikuar mbetje mortore të 477 individëve, përfshirë 332 persona të zhdukur.

Tags: EULEXidentfikimite pagjeturit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Dy persona gjenden pa shenja jete në një vilë në Pejë

DnV: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa incidente serioze

DnV: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa incidente serioze

Ndihmohen familjet nevojtare në Gjilan me pako ushqimore

Ndihmohen familjet nevojtare në Gjilan me pako ushqimore

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Ekstradohet nga Shqipëria për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Dy persona gjenden pa shenja jete në një vilë në Pejë

DnV: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa incidente serioze

DnV: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa incidente serioze

Ndihmohen familjet nevojtare në Gjilan me pako ushqimore

Ndihmohen familjet nevojtare në Gjilan me pako ushqimore

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Ekstradohet nga Shqipëria për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Tre të mitura dorëzojnë 100 euro në polici pasi i gjeten në sheshin e Kamenicës

Tre të mitura dorëzojnë 100 euro në polici pasi i gjeten në sheshin e Kamenicës

Tre fëmijët e lënduar nga djegia e shtëpisë në Prizren në gjendje stabile

Tre fëmijët e lënduar nga djegia e shtëpisë në Prizren në gjendje stabile

Kandidatët më të votuar nga numërimi i votave deri më tani

Kandidatët më të votuar nga numërimi i votave deri më tani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën