TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Eksperti amerikan: Marrëveshja duhet të regjistrohet në Kombet e Bashkuara

Profesori nga Johns Hopkins University, Edward Joseph, gjatë një interviste për tëvë1 ka deklaruar se marrëveshja e fundit e arritur mes Kosovës dhe Serbisë duhet te regjistrohet ne Kombet e Bashkuara. Ai mes tjerash ka thënë se asociacioni apo vetëmenaxhimi nënkupton një formë autonomie për komunitetin serb ne Kosovë.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Eksperti amerikan: Marrëveshja duhet të regjistrohet në Kombet e Bashkuara

Erdhi nga Uashingtoni në Prishtinë për të diskutuar mbi marrëveshjen e fundit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Profesori nga Johns Hopkins University, Edward Joseph, vlerëson se të dyja vendet kanë bërë një hap të rëndësishëm por që ka ende shumë sfida përpara.

Ai sugjeron që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta inkurajojnë Bashkimin Evropian që marrëveshjen e fundit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë ta regjistrojnë në Kombet e Bashkuara.

“Është një proces me të vërtet i vështirë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë krejtësisht negativ sa i përket marrëveshjes së fundit të arritur në Ohër, duke thënë se ka disa pika të marrëveshjes që nuk do t’i respektojë edhe pse në dokument shkruan qartë se të gjitha marrëveshjet duhet të respektohen pa përjashtim. Mënyra e vetme që ky dialog të ketë sukses për të dyja vendet është nëse ato pranojnë sinjale te forta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian se janë më të vërtet serioz si ndërmjetësues në këtë proces. Unë sugjeroj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta inkurajojnë Bashkimin Evropian ta regjistroj këtë marrëveshje në Kombet e Bashkuara, kjo do të nënkuptonte një status më të fortë juridik”, thotë ai.

Tutje, eksperti për politike të jashtme e sheh një situatë të ndjeshme në veri të Kosovës.

Sipas tij pa u qetësuar krejtësisht situata në terren është e vështirë të flitet për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Momentalisht nuk është një atmosferë e mirë në veriun e Kosovës, kemi parë disa incidente serioze dhe serbët janë larguar nga institucionet. Pra në këto rrethana është e vështirë për të folur rreth krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Është një çështje shume problematike sepse nënkupton një formë autonomie apo quajeni një formë e vetë-menaxhimit për komunitetin serb. Normalisht që kjo duhet të vinte në fund të negociatave ku Kosova do ta fitonte njohjen nga Serbia dhe si këmbim do ta pranonte Asociacionin, por siç po e shohim realiteti është më ndryshe. Asociacioni është një obligim që e ka pranuar Kosova dhe duhet të jetë në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës”, deklaroi Joseph.

Joseph, thotë se Kosova ndodhet në një pozitë të vështirë dhe se këtë po e shfrytëzon presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kosova ndodhet në një pozitë shumë të vështirë sepse nuk pranohet nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, prandaj këtë situatë po e shfrytëzon maksimalisht Presidenti serb, Vuçiq”, shtoi ai.

Me ndërmjetësimin e bllokut evropian dhe mbështetjen e SHBA-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011.

Kronika e realizuar nga gazetari Shpat Blakçori

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të vdekur në një aksident në rrugën Manastir – Prilep

Për 6 muaj 46 të vdekur nga aksidentet në komunikacion, Dedaj: Vendi s’ka strategji për sigurinë rrugore

16 vjet nga opinioni i GJND-së, vlerësohet gurthemel i shtetësisë së Kosovës

16 vjet nga opinioni i GJND-së, vlerësohet gurthemel i shtetësisë së Kosovës

Aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara përreth Ujmanit po monitorohet nga KFOR-i

​”Ibër-Lepenci” u kërkon banorëve te Ujmani të dorëzojnë dëshmi të pronësisë, brenda 7 dite

Pesë persona të arrestuar, sekuestrohen armë, para e vetura në operacionin “White Star”

Aksion i PK-së dhe AKI-së, Sveçla njofton se janë arrestuar tre persona zyrtarë dhe një shtetas i huaj

Ballkani humb avantazhin në Irlandë dhe përmbyset nga Bohemians

Ballkani humb avantazhin në Irlandë dhe përmbyset nga Bohemians

Gjykimi ndaj Manduros do të fillojë më 1 qershor 2027

Gjykimi ndaj Manduros do të fillojë më 1 qershor 2027

“Këndi i Debatit” 22.07.2026

“Këndi i Debatit” 22.07.2026

Dy të vdekur në një aksident në rrugën Manastir – Prilep

Për 6 muaj 46 të vdekur nga aksidentet në komunikacion, Dedaj: Vendi s’ka strategji për sigurinë rrugore

16 vjet nga opinioni i GJND-së, vlerësohet gurthemel i shtetësisë së Kosovës

16 vjet nga opinioni i GJND-së, vlerësohet gurthemel i shtetësisë së Kosovës

Aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara përreth Ujmanit po monitorohet nga KFOR-i

​”Ibër-Lepenci” u kërkon banorëve te Ujmani të dorëzojnë dëshmi të pronësisë, brenda 7 dite

Pesë persona të arrestuar, sekuestrohen armë, para e vetura në operacionin “White Star”

Aksion i PK-së dhe AKI-së, Sveçla njofton se janë arrestuar tre persona zyrtarë dhe një shtetas i huaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën