tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Ekspertët ndërkombëtar : Kosova s’duhet bëjë kompromise, Asociacioni po kërkohet për qëllime politike

tëvë1 nga tëvë1
23/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas tyre formimi i asociacionit po kërkohet për qëllime politike, e jo për përmirësimin e jetës së qytetarëve serb.

Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, po insiston që palët të arrijnë një kompromis dhe të përmbyllin konfliktin shumëvjeçar me një marrëveshje e cila do të çonte në normalizimin e raporteve mes dyja shteteve.

Si kompromis, Kosovës po i kërkohet që të themeloj asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Por, njohësit e këtij procesi thonë se Kosova tashmë ka bërë mjaft kompromise.

Eksperti i politikave për Ballkanin Perëndimor, David Phillips, thotë se në rast formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, një i tillë duhet të formohet dhe në Preshevë.

“Kosova është duke bërë kompromis vetëm duke u ulur në tavolinën e negociatave me Serbinë, e cila është duke provuar ta minoj këtë proces. Qeveria e Kosovës është e obliguar ta gjejë një zgjidhje për çështjen e asociacionit, në mënyrë që të funksionojë, por një formë e tillë e asociacionit të bëhet edhe në Preshevë, për të vendosur simetri në dialog. Dialogu do të përfundojë në atë moment kur Serbia është e gatshme ta njoh pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Dita ditës, Bashkimi Evropian po e humb kredibilitetin si ndërmjetësues në këtë proces, prandaj duhet rol më i madh i SHBA-ve”

Ndërkohë, Profesori nga Ëestminster University, Aidan Hehir, thotë se formimi i asociacionit ka vetëm qëllime politike, dhe se nuk do ua përmirësojë jetën serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Unë nuk mund të kuptoj më se çfarë kompromisi Kosova duhet të bëjë në këtë proces. Gjatë dekadës së fundit, Kosova vazhdimisht ka qenë palë konstruktive duke i dëgjuar këshillat e Perëndimit dhe duke bërë lëshime. Njerëzit duhet ta kuptojnë që Kosova nuk është problemi, ky shtet nuk ka ambicie territoriale ndaj ndonjë shteti tjetër, por është e kundërta me palën Serbe. A mund ta di, çfarë problemi do të zgjidh formimi i asociacionit? Kushtetuta e Kosovës është e hapur për komunitetet dhe madje ne këtë aspekt është ndër më të avancuarat në Evropë. Unë jam i bindur që formimi i Asociacionit nuk do ua bëjë jetën më të mirë komunitetit Serb në Kosovë, është çështje krejtësisht politike”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Asociacioni, si një organ njëetnik, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës. Kurse Presidenti Serb, Aleksandër Vuciq, përkundër pritjeve nga ndërkombëtarët, është zotuar se asnjëherë nuk do e njoh pavarësinë e Kosovës.

Tags: dialoguekspertet nderkombetareKosovaSerbia

Të ngjashëm

LAJMET

Hovenier: Po presim që edhe Serbia të ndërmarrë hapa për një situatë më të mirë në veri

01/06/2023
LAJMET

Sveçla publikon pamje kur dy shqiptarë u sulmuan nga serbët në veri

01/06/2023
LAJMET

Hovenier pas takimit me Kurtin: De-eskalimi i situatës në veri, urgjencë

01/06/2023
LAJMET

Përfundon e qetë protesta në Zveçan

01/06/2023
LAJMET

Vdes personi i cili u godit nga treni në Klinë, rasti po hetohet

01/06/2023
LAJMET

Lirohen nga spitali dy shqiptarët e lënduar në Mitrovicën veriore

01/06/2023

Dion Berisha lojtar i Bayern

01/06/2023
0

FC Bayern ka nënshkruar kontratë me futbollistin e kombëtarës së Kosovës U21, Dion Berisha. Ishte vetë klubi bavarez që e...

Hovenier: Po presim që edhe Serbia të ndërmarrë hapa për një situatë më të mirë në veri

01/06/2023
0

Pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se SHBA do ta...

Sveçla publikon pamje kur dy shqiptarë u sulmuan nga serbët në veri

01/06/2023
0

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet ndaj sulmit të dy shqiptarë në veri. Ai...

Këto janë 3 xhinset ‘trendi’ në këtë vit

01/06/2023
0

Xhinset vijnë gjithmonë në qindra opsione, por këtë vit do të ketë shumë më tepër variacion se herët e tjera!...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.