Njëri nga lojtarët më të dobishëm të KB Pejës, Samir Zekiqi duket se e ka përfunduar sezonin më herët shkak i një lëndimi.
Burime të afërta me klubin pejan, mëtojnë për Tëvë1 se alo-qendra nga Mitrovica ka pësuar një lëndim të tetivës në dorën e djathtë, dhe me shumë gjasë s’do mund të rikuperohet deri në fund të kampionatit.
28-vjeçari u bashkua me verdhezinjtë në përfundimit e stinorit pranverorë 2022-2023 nga klubi mitrovicas Trepça.