TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Edhe të enjten u protestua para ZRrE-së në kundërshtim të rritjes së tarifave të energjisë

Aktivistët e nismës “Asnjë cent më shumë” protestuan sërish para Zyrës së Rregullatorit për Energji. Këta aktivistë kërkuan nga ZRrE një zotim që nuk do të ndodh shtrenjtimi i energjisë elektrike. E sikurse dje edhe sot rreth institucionit ishin një numër i madh i pjesëtarëve të policisë.

by Fëllënza Krasniqi
12 muaj ago
0 0
A A

Aktivistët e nismës “Asnjë cent më shumë” protestuan sërish para Zyrës së Rregullatorit për Energji. Këta aktivistë kërkuan nga ZRrE një zotim që nuk do të ndodh shtrenjtimi i energjisë elektrike. E sikurse dje edhe sot rreth institucionit ishin një numër i madh i pjesëtarëve të policisë.

Po e bëjnë edhe bisedën e fundit para se të ia mësyjnë Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Por më të mbërritur tek zyrat e këtij institucioni, aktivistët e “ Asnjë cent më shumë” aty po i prisnin forcat policore që ishin të shumtë në numër.

Ndonëse tentuan për të hyrë e për ti kërkuar llogari nga ZRrE për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 % ata hasën në pjesëtarët policorë, të cilëve i parashtruan një pyetje.

“A mundeni me na kallxu me çfarë vendimi nuk na lejoni me hy në institucion publik, po du me nxjerr  një dokument? Po du me pyt dikë për shtrenjtim të rrymës, qysh është bërë qajo hesap që shtrenjtohet një herë 15% , një herë 20%, një herë 30%, 120% brenda katër viteve. Prej ministrisë së Ekonomisë, e deri te qeveria e Ministria e Brendshme janë mobiluzar që përmes ZRre-së me ia rujt fitimin KEDS-it  më dëmë të interesit të qytetarëve. Sot kanë ardh 30/40 polici pa kurfar sensi ndaj 10 apo 15 qytetarëve që protestojnë”, tha aktivisti Dibran Hoxha.

Hoxha tha që protesta është e drejtë demokratike për të shprehur pakënaqësitë,

Ai madje akuzoi, shtetin se po mbrojnë interesat e KEDS-it për të rënduar jetën e qytetarit.

“Qëllimi jonë nuk është me kry kurfar akte agresioni. Nuk e di  këta çfarë kanë menduar, a kanë mendu që po e bëjmë ndonjë akt terrorist. Na jemi tu i shfrytëzua të drejtat tona demokratike për me dal e me protestuar, krejt mjetet demokratike që i kemi në dorë. Po shihet se kjo është e pamundur në republikën tonë, kur duan me ia mbrojt interesin KEDS-it edhe i qet 30 polic. E del ai shefi i ZRrE-së thotë gjene rrymën më lirë, edhe ministra Rizvanolli thotë duhet me shtrenjtuar se i kemi do hesape”, tha ai.

Për dallim nga dita e mërkurë që u arrestuan aktivistët që bllokuan zyrat e ZRrE-së, këtë të enjte nuk pati situata të tilla.

Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike është paralajmëruar një protestë me datën 5 prill.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump: SHBA, shumë afër përmbushjes së objektivave në Iran

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën