TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Edhe pas një viti, Prokuroria pa aktakuzë për rastin e Liridonës

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Edhe pas një viti, Prokuroria pa aktakuzë për rastin e Liridonës

Kjo e premte shënon një vjetorin e vrasjes së Liridona Ademaj, e deri në këtë periudhë Prokuroria Themelore në Prishtinë ende nuk ka ngritur aktakuzë për tre të dyshuarit, njëri nga ta edhe ish bashkëshorti i saj. Familja e saj kërkojnë që sa më shpejt të kryhet një veprim i tillë derisa sipas njohësve të ligjit, kjo kohë në aspektin ligjor është brenda afatit dhe ka raste kur merr kohë edhe më shumë se një vit.

29 nëntorin e vitit të kaluar, u vra Liridona Ademaj.

E i dyshuari kryesor për vrasjen është ish bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy të tjerë.

Ajo  dyshohet se u vra rrugës për në shtëpi në prani të dy djemve të saj të mitur që ishin në veturë.

E pavarësisht që kanë kaluar një vit nga ky akt, për tre të dyshuarit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ende nuk ka aktakuzë.

Sipas tyre, janë ende në fazën e hetimeve.

“Lidhur me rastin për të cilin kërkoni informata, ju njoftojmë se prokurori i shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur rastin në fjalë dhe se duke marrë parasysh që lënda në fjalë vazhdon të jetë në fazën e hetimeve, nuk mund të jepen më shumë informata rreth këtij rasti”, thuhet nga Prokuroria Themelore e Kosovës.

Që një aktakuzë të ngritët sa më shpejt ka kërkuar vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.

Ai në një përgjigje për Tëvë1, ka thënë se janë duke bashkëpunuar me institucionet për zbardhjen e rastit.

“Ne si familje jemi në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin për aq sa ata po munden të na gjejnë kohë, edhe pse ne do të kishim dashur që të takohemi më shpesh. Sidoqoftë, vrasja e Liridonës është një ndër rastet me të rënda qe ka ndodhur vendit tonë, si për nga natyra e viktimës ashtu edhe për nga veprimet kriminale e dinake ndaj një burri kundër një nëne para fëmijëve të tyre. E kuptojmë që prokuroria duhet të përgatisë aktakuzën sipas ligjit dhe në mënyrë profesionale dhe për këtë ka afat ende në bazë të ligjit. Por ngritja e një aktakuzë sa më shpejtë dhe dënimi maksimal që parasheh Kodi Penal i RKS është një lehtësim për ne si familje dhe për gjithë popullin sakrifikues e dashamirës të Kosovës”, tha Leonard Ademaj.

Mirëpo kjo vonesë në aspektin ligjor është në rregull sipas avokates Fehmije Gashi Bytyqi.

Ajo thotë se hetimet e kalibrit të tillë mund të marrin kohë më shumë se një vit.

Mirëpo ndryshe mendojnë organizatat për të drejtat e grave.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave thotë se me këto vonesa, sistemi i drejtësisë ka dështuar për t’i mbrojtur gratë.

Televizioni i ka dërguar pyetje edhe Ambasadës së Suedisë në Kosovë për këtë çështje, se a janë duke kryer edhe shteti suedez hetime për vrasjen e saj mirëpo të njëjtit të premten nuk kanë dhënë detaje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrusta: Kurti po synon ta kapë Prokurorinë, ndërsa afrimi Osmani–Abdixhiku nuk sjell energji të re

Rrusta: Kurti po synon ta kapë Prokurorinë, ndërsa afrimi Osmani–Abdixhiku nuk sjell energji të re

​Bardiqi: Sistemi i sigurimeve shëndetësore pritet të funksionalizohet brenda vitit

​Bardiqi: Sistemi i sigurimeve shëndetësore pritet të funksionalizohet brenda vitit

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

​PZAP anulon vendimin e KQZ-së që lejonte mërgatën të votojë me dokumente të skaduara

Përurohet rruga Sofali–Kolovicë, Qeveria financoi 1.5 milion euro

RTK në krizë financiare, sindikatat paralajmërojnë protesta nga e marta

RTK në krizë financiare, sindikatat paralajmërojnë protesta nga e marta

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia e Kosovës shton masat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 7 qershorit

Mbi gjysmë miliard euro tatime të mbledhura për vetëm 5 muaj

Mbi gjysmë miliard euro tatime të mbledhura për vetëm 5 muaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën