TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Edhe në inaugurimin e Përparim Ramës si kryetar i Prishtinës nuk mungojnë përplasjet mes VV-së dhe LDK-së

Këtë të hënë u bë betimi i asamblistëve të Prishtinës dhe të kryetarit Rama, i cili do të udhëheqë edhe për një mandat kryeqytetin. Edhe në këtë inaugurim kishte përplasje mes LDK-së dhe VV-së, ku kjo e fundit la një letër për të parin e Prishtinës.

by Fëllënza Krasniqi
43 minuta ago
0 0
A A

Bashkë me bashkëshorten iu drejtua Kuvendit Komunal.

Kështu i pari i Prishtinës Përparim Rama zuri vendin e tij.

E kur të gjithë zunë vendet e tyre ishte momenti për  intonimin e himnit shtetëror dhe atij kombëtar që ishte si pikë nisje për  mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Këtë mbledhje e kryesori Lumnije Mikullovci si asamblistja më e vjetër e këtij Kuvendi duke treguar kështu edhe pikat e rendit të ditës.

“Në këtë mbledhje është paraparë që të jenë tri pika: betimi i anëtarëve të Kuvendit, betimi i kryetarit të kryeqytetit dhe zgjedhja e kryesuesit të kuvendit të kryeqytetit”, ka thënë Mikollovci.

E më pas po e njëjta njoftoi edhe për zëvendësimet e anëtarëve nga partitë politike.

“Para se të fillojmë me pikën  e parë ju  njoftojmë lidhur me zëvendësimet e anëtarëve nga të  gjitha grupet politike. Në vend të kryetarit Përparim Rama vije Amir Simnica nga radhët e LDK-së, në vend të Uran Ismajlit vjen anëtari i radhës Trim Syla nga PDK, në vend të anëtarit Bekë Berisha vjen Yll Boga nga AAK, në vend të anëtares Jeta Statovci vjen anëtari Jeton Mehmeti nga Guxo”, ëhstë shprehur tutje Mikullovci.

Kurse, më pas radha i erdhi formimit të komisionit për  verifikimit të mandatave.

Kur kjo veç se u krye, tani më radha ishte tek betimi i asamblistëve.

Pas betim të asamblistëve ishte momenti që të betohej edhe i pari i Prishtinës, Pëparim Rama për mandatin e tij të dytë në krye të Prishtinës.

“Unë, Përparim Rama betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Komunës së Prishtinës me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të siguroj kushte për një jetë më të qetë për të gjithë”, ka thënë Rama.

Por, jo çdo gjë shkoi siç pritej, kjo pasi që Egzon Azemi nga LVV la një letër për të parin e  kryeqytetit.

Atë letër e hoqi Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ani pse letrat po vendoseshin nga VV, Rama doli para asamblistëve të flasë për planet e tij të ardhshme.

“E kemi për borxh të bëhemi bashkë e të punojmë, të mos projektojmë kriza artificiale, të mos krijojmë bllokada që e lodhin qytetin, por të punojmë me përgjegjësi të përbashkët për të ardhëm tonë. Ne jemi këtu në shërbim të qytetarëve na sfidoni, na kritikoni, kërkoni më shumë prej nesh, kështu bëhemi më të mirë”, ka thënë tutje Rama.

Kur këto dy pika të rendit të ditës u kryen, ishte koha për propozimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal nga partitë politike.

Por nga partia fituese e këtyre zgjedhjeve nuk kishin kandidatë

Por pa kandidatë ishin edhe disa parti të tjera, por jo Vetëvendosje.

“Ne duke i uruar kryetarit Rama detyrën e sapo marruar e vendosëm s’di sa here edhe një urim aty tek emri i kryetarit ku shkruante “ Urime koalicioni LDK, PDK, AAK, NISMA, PSD. largojnë letrën. Nuk po ia kuptoj këtë inat Sokolit, ndoshta nga arsyeja se nuk e kanë propozuar Sokolin, kështu që për me e zbut këtë inat të Sokolit unë e propozoj Sokolin si kryesues të Kuvendit”, ka thënë Azemi.

Por këtë nuk e pranoi vet Havolli.

“Nuk mund të jem në propozim sepse nuk e pranoj atë, edhe  për ndonjë pozitë ku me ditë çka me më propozuar LVV, unë nuk e pranoj”, ka thënë Havolli.

Kurse emër për kandidaten për kryesues të Kuvendit kishin edhe nga Lidhja për Prishtinën.

“Ne grupi ynë  i asamblistëve e kandidojmë z.Fehmi Kupina për pozitën e kryesuesit të Kuvendit  Komunal të Prishtinës”, janë shprehur nga lidhja për Prishtinës.

E kështu u hodh në votim të fshehtë vetëm një kandidatë e që ishte Fehmi Kupina.

Por jo secila parti e shfrytëzoi të drejtën e votës për kryesuesin e Kuvendit Komunal se  kur radha i erdhi Lëvizjes Vetëvendosje, ata abstenuan.

Ani pse nga kjo parti nuk morën pjesë fare në votim, kryesuesi i kuvendit u zgjodh.

Ndërsa, vet asamblistëve për një fjali rasti iu drejtua edhe kryesuesi i sapozgjedhur Fehmi Kupina.

“Pranimi i detyrës së kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës është nder i madh, por edhe përgjegjësi e jashtëzakonshme të cilin e marr me përulësi, seriozitet dhe me një ndjenjë të thellë detyrimi ndaj besimit që keni treguar. Ky besim nuk është një privilegj i thjeshtë, është një obligim që do të udhëheq me profesionalizëm, transparencë dhe paanshmëri”, ka thënë Kupina.

Fehmi Kupina kishte pasur pozitën e  kryesusit edhe mandatin e kaluar.

 

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lëndohet një person nga një aksident në Gjakovë

Aksident në Leposaviq, një person në gjendje të rëndë

Radoniqi e informon zyrtarin e DASH-it për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Radoniqi e informon zyrtarin e DASH-it për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Prenkaj: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen pas formimit të qeverisë së re

Prenkaj: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen pas formimit të qeverisë së re

Terras në Kosovë – Presidentja Osmani i kërkon heqjen e masave ndëshkuese

Terras në Kosovë – Presidentja Osmani i kërkon heqjen e masave ndëshkuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën