TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

E quajti PDK-në “sinonim të kapjes së shtetit”, Haliti pyet Kurtin: E ti çfarë po bën?

by teve1
11 muaj ago
4
A A
E quajti PDK-në “sinonim të kapjes së shtetit”, Haliti pyet Kurtin: E ti çfarë po bën?

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në një intervistë në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ketë ofertë për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke e arsyetuar këtë me “mungesën e reformimit brenda partisë” dhe duke e cilësuar ‘sinonim të kapjes së shtetit”.

Lidhur me këtë deklaratë të Kurtit, të enjten në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se në fakt Lëvizja Vetëvendosje është ajo që po përpiqet ta kap jo vetëm shtetin, por gjithçka tjetër.

“Nuk është deklaratë e parë kjo, ai e ka thënë gjithmonë që nuk dua të qeveris me Partinë Demokratike të Kosovës, por ka pasur, unë nuk besoj që ai nuk ka ndonjë bashkëpunim me PDK-në në variante të ndryshme me njerëz të caktuar. Sidoqoftë është e drejtë e tij të thotë nuk dua të kem koalicion. Sa i përket arsyetimit që e ka përdorur që ka thënë se PDK-ja është sinonim i kapjes së shtetit, e ky çfarë është? Ky e ka kapur apo nuk e ka kapur? Po përpiqet të kap gjithçka apo jo? Këta po përpiqen jo shtetin, por edhe OJQ-të edhe ndërmarrjet publike edhe universitetet edhe gjithçka tjetër të marrin. Është pushteti më i papërgjegjshëm në aspektin e funksionimit të shtetit të së drejtë”, ka thënë Haliti.

Tutje ai ka shtuar se hyrja e PDK-së në koalicion me VV-në do të ishte problem i madh për të ardhmen e këtiji subjekti politik, pasi sipas tij duhet të forcohen dhe t’i fitojnë vetë zgjedhjet.

“Problemi është tek ngërçi nuk është a dëshiron koalicion  a jo me PDK-në. Po mos ta merr PDK-në. Bile unë mendoj që është gabim me hy PDK-ja me VV-në në koalicion sepse PDK-ja duhet me u rri, me u forcu dhe me i fitu vetë zgjedhjet. Nëse hyn me u bë pateric e VV-së është problem për të ardhmen e saj. Kështu mendoj unë por edhe PDK nuk është deklaruar se dëshiron të hyjë në koalicion me VV-në”, ka theksuar Haliti.

Tags: albin kurtiLevizja VetevendosjePartia Demokratike e KosovesXhavit Haliti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rreth 28 mijë qytetarë votojnë nesër në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

KQZ aprovon mbi 7 mijë pako me vota nga diaspora, 142 refuzohen

​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

Haxhiu për Lidhjen e Prizrenit: Idealet e saj mbeten themel i shtetit dhe identitetit tonë kombëtar

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Gruaja kërkon ndihmë në polici pasi u ndoq dhe u sulmua me mjet të mprehtë, arrestohet i dyshuari

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Një burrë gjendet i vdekur në Gjakovë, policia po heton rastin

KQZ nis përgatitjen e fletëvotimeve për diasporën

Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidatët më të votuar nga partitë kryesore

Arrestohet një person në Pejë, policia i sekuestron tri pushkë dhe 250 fishekë

Arrestohet një person në Pejë, policia i sekuestron tri pushkë dhe 250 fishekë

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën