TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dymijë raste të reja me kancer gjatë 2023-ës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Për 5 muaj, në Kosovë janë identifikuar 611 raste me kancer

Shërbimi Spotalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 50 mijë vizita onkologjike janë ofruar për pacientët, nga muaji janar i vitit 2023, deri më tani, në Klinikën e Onkologjisë.

Derisa sipas regjistrit të klinikës, ka pasur 2 mijë raste të reja me kancer.

Në njoftim thuhet se në repartin e kimioterapisë janë përgatitur dhe aplikuar rreth 100 mijë terapi sistemike, tabletare, subkutane dhe intravezikale.

“50 mijë vizita onkologjike janë ofruar për pacientët, nga muaji janar i vitit 2023, deri më tani, në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kurse sipas regjistrit të klinikës, ka pasur 2 mijë raste të reja me kancer. Në Repartin e kimioterapisë janë përgatitur dhe aplikuar rreth 100 mijë terapi sistemike, tabletare, subkutane dhe intravezikale. Në repartin e Radioterapisë janë ofruar  31 mijë shërbime  ku përfshihen trajtimi i pacientëve me radioterapi eksternale, realizimi i planeve të trajtimit me konturim, simulacione dhe pozicionimet e realizuara nga mjekët, fizikantët mjekësorë dhe teknikët e radioterapisë. Në këtë klinikë poashtu, janë ofruar  2 shërbime të Brakiterapisë, disa prej aplikimeve te brakiterapisë,anë realizuar në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë.Shërbimi i Fizikës Mjekësore ka realizuar rreth 11mijë shërbime përgjatë vitit 2023”.

Gjithashtu në klinikë janë realizuar rreth 600 seanca të të trajtimit me fizioterapi dhe 600 shërbime psikologjike nga psikologët klinikë.

Kurse të shtrirë kanë qenë 820 pacientë.

“Aktualisht, me investim nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me ShSKUK, po zbatohet projekti për rinovim të hapësirave të Klinikës së Onkologjisë. Krahas kësaj, klinika këtë vit është furnizuar me aparaturën e dytë të rrezatimit, akseleratorin linear bashkëkohor i cili do të mundësojë dhe trajtimin me metodat më të avancuara të radioterapisë sic është radioterapia stereotaktike. Regjistri i rasteve të paraqitura për herë të parë në klinikën e onkologjisë ka kapur shifrën e 2000 rasteve të reja për vitin 2023, që dëshmon për rritjen progresive të sëmundjeve malinje”, thuhet tutje./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mjeku i familjes Thaçi në listë për deputet nga PDK

Mjeku i familjes Thaçi në listë për deputet nga PDK

Kurti: Përputhja e votimeve të opozitës me Listën Serbe është e frikshme

Kurti: Përputhja e votimeve të opozitës me Listën Serbe është e frikshme

Kurti: Opozita krizën legale po synon ta kthejë në krizë sociale

Kurti: Opozita krizën legale po synon ta kthejë në krizë sociale

“Pse bre Jusuf i vratë?” – dëshmitari rrëfen për krimet e luftës nga Jusuf Shujak

Partitë “forcohen” për 28 dhjetor

Partitë “forcohen” për 28 dhjetor

Vetëvendosje nominon Albin Kurtin për kryeministër

Vetëvendosje nominon Albin Kurtin për kryeministër

KMDLNj reagon për situatën në transport publik dhe mos-pagesat në RTK

KMDLNj reagon për situatën në transport publik dhe mos-pagesat në RTK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën