Ka nisur kampionati evropian i atletikës që po mbahet në Holandë, derisa Kosova përfaqësohet me dy atletë, Muhamet Ramadani në disiplinën teknike dhe Gresa Bakraqi në 3000 metra.
“Atletët Gresa Bakraçi dhe Muhamet Ramadani, do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të atletikës në sallë të mbyllur për senior-e që është duke u mbajtur Apeldoorn.
Atletja Gresa Bakraçi paraqitjen e saj do ta ketë më 8 mars në disiplinën 3000 metra.
Atleti Muhamet Ramadani do të paraqitet më 9 mars në disiplinën e hedhjen së gjylës prej orës 10:05.
Me atletët tanë po qëndron edhe trajneri Shaban Ramadani”, njofton Federata e Atletikës e Kosovës.