Dukagjini ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të Albi Mall Superligës, pasi në shtëpi mposhti Feronikelin ’74 me rezultat 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Jeudi Stevenson në minutën e 18-të, duke i siguruar skuadrës nga Klina tri pikët e para të sezonit.
Dukagjini pas dy xhirove ka katër pikë, ndërsa Feronikeli ’74 vazhdon pa pikë pas dy humbjeve radhazi.
Kjo ndeshje u zhvillua për herë të parë nën dritat e reflektorëve në Klinë.









