TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

by Tëvë1
1 minutë ago
0
A A
Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një fjalimi para studentëve të Paris School of International Affairs (PSIA), në Paris, ka kërkuar nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës, ta ndërpresë fushatën kundër njohjes së saj ndërkombëtare dhe të mbajë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë.

Kurti, i cili para adresimit u prit në takim nga dekanja e PSIA-së, Arancha González Lay, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë edhe drejtësinë për sulmin e 24 shtatorit 2023, duke kërkuar në mënyrë të veçantë dorëzimin e Milan Radoiçiqit.

Duke folur për tri çështjet që i konsideron të rëndësishme për të ardhmen evropiane të Kosovës, kryeministri e veçoi dialogun me Serbinë, duke theksuar se ky proces nuk mund të ecë përpara pa përgjegjësi për sulmin në Banjskë.

“E dyta ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ky proces duhet të përfshijë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, duke filluar me dorëzimin e Milan Radoiçiqit, arkitektit kryesor të tij, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë”, deklaroi Kurti.

Ai tha se Serbia duhet ta ndryshojë qasjen e saj ndaj Kosovës dhe ta pranojë realitetin e krijuar pas shpalljes së pavarësisë, duke theksuar se shtetësia e Kosovës nuk mund të vazhdojë të injorohet nga Beogradi.

“Ky duhet të jetë gjithashtu një proces përmes të cilit qeveria e Serbisë, e cila së fundmi ka kaluar nëpër një ndryshim të udhëheqjes, të arrijë ta njohë realitetin e shekullit XXI: Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete”, u shpreh kryeministri.

Kurti gjithashtu kërkoi që Serbia ta ndërpresë fushatën e saj kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë përpjekjet për ta penguar anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.

“Dhe Serbia duhet ta braktisë fushatën e saj agresive kundër njohjes sonë ndërkombëtare, përfshirë instrumentalizimin e kundërshtimit të Rusisë ndaj anëtarësimit tonë në organizatat ndërkombëtare”, tha Kurti.

Në fjalimin e tij në Paris, kryeministri është ndalur edhe te mosnjohja e Kosovës nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe katër shtete anëtare të NATO-s.

Ai ka vlerësuar se këto shtete duhet t’i marrin parasysh rrethanat historike në të cilat u krijua Kosova, duke theksuar se përvoja e popullit të Kosovës nuk mund të barazohet me lëvizjet separatiste.

“Çështja e tretë, e ndërlidhur ngushtë me dialogun me Serbinë, është njohja e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe katër shtetet anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur atë. Besojmë se ato duhet ta kuptojnë se rrethanat në të cilat lindi vendi ynë, represioni, spastrimi etnik dhe gjenocidi që përjetoi populli ynë, nuk mund të barazohen thjesht me lëvizjet separatiste me të cilat nganjëherë bëhen paralele”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se Kosova e ka të qartë orientimin e saj politik dhe strategjik, duke e cilësuar integrimin evropian dhe anëtarësimin në NATO si rrugën e vetme për vendin.

“Si çlirimi ynë, ashtu edhe demokracia që kemi ndërtuar që nga pavarësia, meritojnë vendin e tyre të merituar në një Bashkim Evropian më të fortë. Prandaj, këto tri çështje apo dilema mund të jenë çështje apo dilema për të tjerët. Ne nuk shohim alternativë ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s, sepse nuk duam asnjë alternativë ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, u shpreh ai.

Një pjesë të rëndësishme të fjalimit, Kurti ia kushtoi edhe situatës së sigurisë në rajon dhe lidhjeve të Serbisë me Rusinë, duke thënë se këto raporte vazhdojnë të përbëjnë shqetësim për Kosovën.

Ai përmendi luftën e Rusisë kundër Ukrainës, por edhe bashkëpunimin ndërmjet Beogradit dhe Moskës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Ne jemi përballur me një rrezik të dyfishtë. Së pari, luftën e Rusisë kundër Ukrainës, e cila e ka ndryshuar rrënjësisht mjedisin e sigurisë në Evropë. Dhe së dyti, faktin se Serbia mbetet aleate e ngushtë e Rusisë, me politika që vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit tonë”, deklaroi Kurti.

Kryeministri foli edhe për qendrën ruse në Nish, rreth 160 kilometra larg Prishtinës, për të cilën tha se ka ngritur shqetësime për aktivitete të mundshme të inteligjencës.

Ai gjithashtu përmendi praninë e strukturave ruse në institucionet e sigurisë së Serbisë dhe 48 bazat ushtarake e të xhandarmërisë që, sipas tij, Serbia i mban përgjatë kufirit me Kosovën.

“Serbia mban 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë për operacione të avancuara përgjatë kufirit tonë, ndërsa Kremlini ka themeluar një zyrë brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë”, tha ai.

Kurti rikujtoi edhe sulmin në Banjskë, duke e cilësuar atë si një përpjekje për aneksimin e veriut të Kosovës sipas modelit të Krimesë.

“Pasojat e këtij mjedisi të sigurisë i kemi parë në sulmin në Banjskë të vitit 2023, një inkursion që synonte aneksimin e veriut të vendit tonë sipas modelit të Krimesë dhe që institucionet e Bashkimit Evropian e dënuan si sulm terrorist ndaj vendit tonë. Këto nuk janë shqetësime abstrakte për ne”, theksoi kryeministri.

Duke folur për masat që ka ndërmarrë Kosova përballë sfidave të sigurisë, Kurti tha se gjatë katër viteve të fundit janë rritur ndjeshëm investimet në mbrojtje.

Ai bëri të ditur se shpenzimet për këtë sektor kanë kaluar vazhdimisht dy për qind të bruto produktit vendor, ndërsa të gjitha blerjet ushtarake janë realizuar nga shtetet anëtare të NATO-s.

“Gjatë katër viteve të fundit, i kemi rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen, duke tejkaluar vazhdimisht 2% të PBB-së. Të gjitha blerjet tona ushtarake i kemi bërë nga shtetet anëtare të NATO-s”, tha Kurti.

Sipas tij, këto investime nuk kanë për qëllim vetëm forcimin e kapaciteteve ushtarake, por edhe garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe kontributin e Kosovës në stabilitetin e rajonit.

“Qëllimi i këtyre investimeve nuk është vetëm forcimi i kapaciteteve tona mbrojtëse. Është të sigurojmë që qytetarët tanë të mund të jetojnë të sigurt dhe që Kosova, si vend demokratik, të bëhet kontribuuese më e madhe në sigurinë e rajonit tonë përmes NATO-s”, u shpreh ai.

Përveç çështjes së Serbisë, Kurti foli edhe për perspektivën evropiane të Kosovës dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ai tha se lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka bërë edhe më urgjent zgjerimin e BE-së, por paralajmëroi se ky proces nuk duhet të krijojë dallime ndërmjet vendeve të rajonit.

“Zgjerimi ka marrë një urgjencë të re që nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, por kjo urgjencë e ripërtërirë nuk duhet të çojë drejt një Evrope ku disa vende mirëpriten, ndërsa të tjerat përballen me një rrugë të paqartë”, deklaroi kryeministri.

Kurti theksoi se Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk duhet të trajtohen si pjesë periferike e Evropës.

“Dhe besoj se nuk mund të vazhdojmë më ta mendojmë Kosovën dhe vende të ngjashme si vende që qëndrojnë diku në periferi. Nuk mund të ketë një Evropë të dorës së dytë. Nuk ka më periferi”, tha ai.

Në pjesën tjetër të fjalimit, kryeministri foli për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, duke përmendur se vendi është shndërruar në një demokraci të lulëzuar dhe se rritja mesatare ekonomike gjatë pesë viteve të fundit ka qenë mbi katër për qind.

Ai gjithashtu u ndal te politikat sociale, arsimi i lartë falas, mbështetja për nënat dhe familjet, investimet në shëndetësi dhe subvencionet për fermerët.

Duke folur për rëndësinë e demokracisë, Kurti tha se ajo nuk duhet të jetë vetëm një formë institucionale, por duhet të përmbajë vlera dhe të drejta që garantohen për qytetarët.

“Ne nuk donim vetëm një pamje të jashtme të demokracisë. Donim demokraci në përmbajtje, jo vetëm në formë”, deklaroi ai.

Në përmbyllje të fjalimit para studentëve në Paris, Kurti theksoi se vlerat politike duhet të ruhen edhe gjatë ushtrimit të pushtetit, duke nënvizuar se përgjegjësia e udhëheqjes dëshmohet përmes veprimeve konkrete.

“Vlerat që ju sjellin në politikë kanë rëndësi. Por po aq rëndësi ka edhe ajo që bëni me këto vlera kur ju jepet përgjegjësia për t’i vënë ato në jetë”, përfundoi kryeministri i Kosovës./teve1.info/

Tags: albin kurtiKosovakryeministri i venditSerbiaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare

BQK: Nga 23 nëntori nis zbatimi i sistemit TIPS-K, transfertat bankare në Kosovë brenda pak sekondash

A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?

A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?

Sundimi i ligjit dhe reformat në drejtësi, në fokus të takimit Haxhiu-Lopes

Sundimi i ligjit dhe reformat në drejtësi, në fokus të takimit Haxhiu-Lopes

Ndërpriten punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, Inspektorati konstaton parregullsi

Ndërpriten punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, Inspektorati konstaton parregullsi

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare

BQK: Nga 23 nëntori nis zbatimi i sistemit TIPS-K, transfertat bankare në Kosovë brenda pak sekondash

“Ditari”- 10.11.2026

“Ditari”- 10.11.2026

A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?

A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?

Sundimi i ligjit dhe reformat në drejtësi, në fokus të takimit Haxhiu-Lopes

Sundimi i ligjit dhe reformat në drejtësi, në fokus të takimit Haxhiu-Lopes

Ndërpriten punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, Inspektorati konstaton parregullsi

Ndërpriten punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, Inspektorati konstaton parregullsi

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që mori pjesë në grupin e organizuar kriminal

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën