Benjamin Agyare, mbrojtës ky që ka treguar një paraqitje të mirë në edicionin vjeshtor me Drenicën në Superligë, është rikthyer prapë te Drita.
Mbrojtësi në fakt ishte i huazuar të klubi kuqezinjë, dhe me paraqitjet e tij ka bindur drejtuesit e bardhekaltërve që të mendojnë për një rikthim të ri. Agyare ka një kontratë me Dritën, e cila e mban deri në verën e vitit 2025.
Ganezi përveç Drenicës, më parë ka qenë pjesë edhe e kampionatit shqiptar, saktësisht të skuadra e Apolonis së Fierit. /Tëvë1/