Duke e parë interesimin e skuadrave të mëdha evropiane për shërbimet e Brajan Grudës, drejtuesit e Leipzigut tashmë kanë vendosur çmimin për kartonin e mesfushorit shqiptar.
Për ta lënë të lirë Grudën në fund të këtij sezoni, Leipzigu po kërkon hiq më pak se 100 milionë euro për 22-vjeçarin.
Gruda po shkëlqen këtë sezon tek Leipzigu, ndërsa pati paraqitje fantastike në dy ndeshjet e tij të para me Gjermaninë në Ligën e Kombeve, ku realizoi dy gola dhe bëri po aq asistime.
Ai është i huazuar tek Leipzigu nga Brightoni, por skuadra gjermane tashmë ka njoftuarat angleze për shfrytëzimin e opsionit të blerjes së Grudës për 30 milionë euro.
Kështu që, skuadrat si Bayerni, Liverpooli e Chelsea duhet të ofrojnë 100 milionë euro për ta transferuar Grudën verën tjetër.
Në 13 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, Gruda ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 5 asistime për Leipzigun.











