TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dorëzohet padi në Gjykatën Supreme, pensionistët kërkojnë lehtësim të procedurave

Në mënyrë që të marrin pensionin mujor, pensionistëve po u duhet të lajmërohen çdo 6 muaj. E pikërisht për t’ua lehtësuar këtë procedurë të lajmërimit atyre, ditë më parë në Gjykatën Supreme u dorëzua një padi.

by Fëllënza Krasniqi
3 orë ago
0 0
A A

Në mesin e rreth 162 mijë pensionistëve në Kosovë është edhe ky 76-vjeçar.

Por, që të mos i ndalohet pensioni mujor që merr, Latif Alshiqit i duhet që çdo gjashtë muaj të lajmërohet në Zyrën Pensionale.

I moshuari thotë se kjo po i paraqet vështirësi.

“Që nuk vijmë na humbin ato pare dhe e drejta për to se nuk je ardh me kohë  edhe ajo është shume e keqe. Më ka humbur ai kartoni mua e sot erdha kisha pas edhe tri javë kohë më dha një letër më shkroi prapë. Komunikacioni shumë i vështirë me marr taksi po kushton pare po duhet diqysh me ardh deri te shkojmë të shtëpia  dy dënime i marrim, po çka me bo po duhet se ligji është ligj”, thotë Latif Alshiqi – pensionist.

Ligjin po përpiqet ta zbatojë edhe pensionistja Hazbije Latifi.

E njëjta thotë se për personat që nuk mund të lajmërohen në afatin e caktuar është mirë të bëhet një zgjidhje.

“U lajmërova, asgjë nuk më thanë në rregull është krejt çdo ditë po vjen e më rregull. Çdo gjashtë muaj vij gjithmonë me kohë. Për mua nuk ka problem a për tjerët që nuk munden mirë është me ju shkua në shtëpi me ju marr shënimet. Unë për vete ende po mundem me ec e po kam qejf me dal pak e me ec”, thotë ajo.

E për këtë çështje, rreth pesë ditë më parë, në Gjykatën Supreme u dorëzua një padi.

Nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) njoftuan se kjo padi ka për qëllim shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për procedurat e lajmërimit, suspendimin nga pagesa dhe kthimin e mjeteve në rastet e keqpërdorimit të pensioneve.

“Qendra po synon të bëhet zë i të gjithë pensionistëve nga e cila po ju bëhet tash e dhjetë vite një kategorie kaq të ndjeshme të shoqërisë. Ne, vlerësojmë se një vendim pozitiv i gjykatës  do të vë në pah se shteti për këto dhjetë vite ka bërë padrejtësi të madh ndaj pensionistëve duke i ndërprerë pensionet për ata që nuk kanë mundur të lajmërohen brenda afatit ligjorë dhe duke mos ua njohur të drejtën për kompensim retroaktiv”, shprehet Liridona Salihu.

Nga ky grup treguan edhe për masat që kanë rekomanduar për të lehtësuar procedurën e lajmërimit të pensionistëve.

“Ne i kemi sugjeruar dy masa; e para ka të bëjë që ekipet mobile në kuadër të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve të bëjnë vizita më të shpeshta tek pensionistet në rastet kur ata nuk mund të lajmërohen në afatin prej gjashtë muajsh dhe e dyta është që të krijohet një linjë pa pagesë ku pensionistet mund të kërkojnë që ata të verifikohen për shkak të pamundësive për të dal ose për tu lajmëruan në  Zyrat Pensionale”, thotë Salihu.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Financave nëse do të bëjë plotësim ndryshimin e këtij Udhëzimi administrativ, por nga të njëjtit nuk ka pranuar përgjigje deri në publikimin e kronikës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Mirë që nuk u votua qeveria “Kurti 3”, Liburn Aliu s’duhej të largohej pa dhënë përgjegjësi

Maloku: Mirë që nuk u votua qeveria “Kurti 3”, Liburn Aliu s’duhej të largohej pa dhënë përgjegjësi

LVV e AAK arrijnë marrëveshje bashkëpunimi për raundin e dytë në Prizren

LVV e AAK arrijnë marrëveshje bashkëpunimi për raundin e dytë në Prizren

Osmani takon presidentin e Mauritanisë, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Osmani takon presidentin e Mauritanisë, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

AAK dhe LVV bëhen bashkë në Junik kundër LDK-së

AAK dhe LVV bëhen bashkë në Junik kundër LDK-së

“InfoNata” 28.10.2025

Tri vrasje dhe një shpërthim me tritol brenda një dite në Shqipëri

Tri vrasje dhe një shpërthim me tritol brenda një dite në Shqipëri

AAK dhe LVV bëhen bashkë në Junik kundër LDK-së

AAK dhe LVV bëhen bashkë në Junik kundër LDK-së

Dua Lipa kryeson listën e të pasurve nën 30 vjeç në Britani

Dua Lipa kryeson listën e të pasurve nën 30 vjeç në Britani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën