TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Donika Gërvalla loboi kundër Vjosa Osmanit” – Akuzat e të dorëhequrve nga Lista Guxo

Të dorëhequrit nga Lista Guxo, kanë hedhur akuza ndaj bashkëkryetares së partisë, Donika Gërvalla. Sipas tyre, Gërvalla loboi kundër rizgjedhjes së Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës.

by Lindrit Zejnullahu
2 muaj ago
3 0
A A

Një pjesë e partistë Lista Guxo, nuk po pajtohen asesi me faktin, që Lëvizja Vetëvendosje nuk e propozoi edhe për një mandat si Presidente, Vjosa Osmanin.

Pakënaqësitë ndërlidhen edhe me mungesën e reagimit nga krerët e partisë së tyre.

Prandaj, dorëheqjet nga Lista Guxo vazhduan edhe të premten.

Katër anëtarë të Degës së GUXO-s në Pejë, Nezir Jahmurataj, Ruzhdi Blakaj, Ramiz Cukaj e Feriz Gashi bën të ditur vendimin për largim nga të gjitha pozitat.

Madje, ata e akuzuan kryetaren e partisë, Donika Gërvallën, se loboi kundër rizgjedhjes së Osmanit.

“Është tepër shqetësues qëndrimi i znj. Donika Gërvalla, e cila ka lobuar kundër rizgjedhjes së Presidentes Osmani. Për ne është e papranueshme që brenda të njëjtit subjekt politik të mungojë përkrahja për një Presidente që ka dëshmuar integritet dhe përkushtim ndaj shtetit, si dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme në politikën e jashtme.”

Sikur këta katër anëtarë të GUXO-s në Pejë, vepruan para pak ditësh edhe një pjesë e anëtarësisë së partisë në Deçan, si dhe deputeti Haxhi Avdyli.

Asnjë nga ta nuk pranuan të flasin para kamerës në lidhje me dorëheqjet e tyre

Për ish-deputetin e kësaj partie, Burim Meta, heshtja e dy kryetarëve Faton Peci dhe Donika Gërvalla, ka qenë e pritshme.

“Donika Gërvalla dhe Faton Peci nuk përfaqësojnë tërë partinë Guxo, pjesa më e madhe edhe e tërë strukturës dhe Këshillit mbi 95% nuk mendojnë ashtu siç mendojnë këta dy bashkëkryetar. Unë jam në takime dhe kontakte me strukturat dhe ata mendojnë ndryshe dhe dënojnë edhe këtë akt të  heshtjes”, deklaroi Meta.

E sipas politologut, Albinot Maloku të dorëhequrit e Guxo-s, sërish lehtësisht mund t’i bashkohen Osmanit, varësisht të ardhmes politike të saj.

Tëvë1 ka provuar të marrë një qëndrim në lidhje me këto dorëheqje edhe nga vet Lista Guxo, mirëpo ata kanë qenë të paqasshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Raporti i Avokatit të Popullit: Dhomat e Specializuara devijuan nga qëllimi

Raporti i Avokatit të Popullit: Dhomat e Specializuara devijuan nga qëllimi

Gjyqi për gazin në kuvend, mbrojtja me vërejtje për provat e prokurorisë

Gjyqi për gazin në kuvend, mbrojtja me vërejtje për provat e prokurorisë

Miftari përfundon mandatin si shef i Misionit të Kosovës në Selinë e Shenjtë

Miftari përfundon mandatin si shef i Misionit të Kosovës në Selinë e Shenjtë

Prokuroria e Pejës bashkon institucionet për trajtimin efikas të rasteve të dhunës në familje

Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt?

NBA, Lakers pësojnë humbjen e dytë rresht, Rockets afrohen në 2:3 në serinë e Play-Offit

NBA, Lakers pësojnë humbjen e dytë rresht, Rockets afrohen në 2:3 në serinë e Play-Offit

Prokuroria e Pejës bashkon institucionet për trajtimin efikas të rasteve të dhunës në familje

Prokuroria e Pejës bashkon institucionet për trajtimin efikas të rasteve të dhunës në familje

Bedri Hamza: Vendimi i Gjykatës Speciale është zhgënjyes dhe minon besimin në drejtësi

Homazhe për Ilaz Kodrën, Hamza: Njerëzit e mëdhenj, për atdhe nuk e kursejnë as jetën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën