TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Donald Trump kthehet në Uashington për një fjalim politik

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Donald Trump kthehet në Uashington për një fjalim politik

Këtë fjalim ai do ta mbajë para një grupi studimor aleat që ka hartuar një agjendë për një mandat të dytë të mundshëm.

Trumpi do t’i drejtohet takimit dy ditësh të Institutit Politik Amerika e Para (AFIP), ku disa këshilltarë po e nxisin atë që të kalojë më shumë kohë duke folur për pikëpamjet e tij për të ardhmen dhe më pak kohë për zgjedhjet e 2020-ës, derisa përgatitet të shpallë një fushatë të pritshme për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

“Unë besoj se do të jetë një fjalim shumë i përqendruar në politika, me shikim përpara, më shumë si një fjalim mbi gjendjen e kombit 5.0”, tha presidentja e AFPI-së, Brooke Rollins.

E përbërë nga ish-zyrtarë dhe aleatë të administratës së Trumpit, organizata jofitimprurëse shihet gjerësisht si një “administratë në pritje” që mund të zhvendoset shpejt në krahun perëndimor (të Shtëpisë së Bardhë) nëse Trump do të kandidonte përsëri dhe do të fitonte.

Paraqitja e Trumpit në Uashington, udhëtimi i tij i parë që nga 20 janari i vitit 2021, kur presidenti Joe Biden bëri betimin, ndodh ndërsa rivalët e tij të mundshëm në zgjedhjet e vitit 2024 kanë ndërmarrë hapa gjithnjë e më të hapur për të sfiduar statusin e tij si flamurtar i partisë.

Në mesin e tyre është edhe ish nënpresidenti Mike Pence, i cili ka promovuar “Agjendën e tij të Lirisë” në fjalimet që shërbejnë si një kontrast i nënkuptuar me Trumpin.

“Disa njerëz mund të zgjedhin të përqendrohen në të kaluarën, por unë besoj se konservatorët duhet të përqendrohen në të ardhmen. Nëse e bëjmë këtë, ne nuk do të fitojmë vetëm zgjedhjet e ardhshme, ne do të ndryshojmë rrjedhën e historisë amerikane për gjenerata”, kishte planifikuar të thoshte Pence në një fjalim në Fondacionin Heritage në Uashington në prag të vizitës së Trumpit.

Paraqitja e Pence u shty për shkak të motit të lig, por ai do të mbajë fjalimin e tij të martën në mëngjes përpara Fondacionit të Amerikës së Re, jo shumë larg takimit të AFPI-së.

Ish presidenti Trump ka shpenzuar shumë kohë që nga largimi nga detyra i përqendruar në zgjedhjet e vitit 2020 dhe duke përhapur gënjeshtra për humbjen e tij për të mbjellë dyshime për fitoren e presidentit Biden.

“Presidenti Trump sheh një komb në rënie, pjesërisht për shkak të rritjes së krimit dhe komuniteteve që janë bërë më të pasigurta për shkak të politikave demokrate”, tha zëdhënësi i tij, Taylor Budowich.

“Fjalimi i tij do të nxjerr në pah dështimet e politikave të demokratëve, ndërsa do paraqes një pikëpamje të ‘Amerika e para’ për sigurinë publike që me siguri do të jetë një çështje përcaktuese për zgjedhjet për Kongresin dhe përtej”.

Përtej takimit të lartë, personeli AFPI ka hedhur themelet për të ardhmen, “duke u siguruar që të kemi politikat, personelin dhe procesin e përcaktuar për çdo agjenci thelbësore kur të marrim përsëri Shtëpinë e Bardhë”, tha zonja Rollins./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Zjarri u merr jetën tre zjarrfikësve në Greqi

​Zjarri u merr jetën tre zjarrfikësve në Greqi

Zjarre të mëdha përfshijnë Turqinë, evakuohen banorë dhe mbyllet një autostradë

Zjarre të mëdha përfshijnë Turqinë, evakuohen banorë dhe mbyllet një autostradë

Sulmet izraelite vrasin dy palestinezë dhe shkatërrojnë xhaminë në Gaza

Sulmet izraelite vrasin dy palestinezë dhe shkatërrojnë xhaminë në Gaza

Sulmet saudite-amerikane vrasin katër anëtarë të IRGC-së, raportojnë mediat iraniane

Sulmet saudite-amerikane vrasin katër anëtarë të IRGC-së, raportojnë mediat iraniane

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

LDK mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë

LDK mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Moti për ditës së sotme, temperaturat vazhdojnë të rriten

Spahiu: Në LDK po zhvillohet një betejë mes atyre që anojnë kah PDK-ja dhe atyre që anojnë kah VV-ja

Spahiu: Në LDK po zhvillohet një betejë mes atyre që anojnë kah PDK-ja dhe atyre që anojnë kah VV-ja

“Info Nata”- 29.07.2026

“Info Nata”- 29.07.2026

Haradinaj: Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet detyrë kombëtare

Haradinaj: Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet detyrë kombëtare

Cila është zgjidhja e vetme që i ka mbetur LVV-së sipas Kim Mehmetit?

Cila është zgjidhja e vetme që i ka mbetur LVV-së sipas Kim Mehmetit?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën