Dita e katërt e “Australian Open” ka sjellë moment të rrallë në tenis. Një mbledhës i topave hyri në mes të lojës në fushë gjatë ndeshjes mes Karen Khachanovit dhe Aleksander Kovaçeviqit.
E gjyqtarja vendosi për përsëritje.
Reagimi i tifozëve ishte i menjëhershëm e Khachanovi nuk mund ta besonte se nuk e mori pikën.
Gjyqtarja i tregoi se “topi duhet të prekë dyshemenë” për t’u llogaritur pika.
Megjithatë, kundërshtari Kovaçeviq reagoi duke u ofruar që t’ia jepte pikën kundërshtarit dhe duke marrë mbështetjen e tifozëve.
Në fund, Khachanevi fitoi dhe kaloi në rrethin e tretë.











