TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ditë zie në Kosovë për nder të policit Afrim Bunjaku, flamujt ulen në gjysmështizë

nga tëvë1
25 Shtator, 2023
0
A A
Ditë zie në Kosovë për nder të policit Afrim Bunjaku, flamujt ulen në gjysmështizë

E hëna e 25 shtatorit është shpallur ditë zie shtetërore nga presidentja Osmani. Kjo është bërë për të nderuar policin e Kosovës që u vra dje në krye të detyrës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e djeshëm të Presidencës.

Dje në Zveçan, disa persona të armatosur kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke e lënë të vdekur një polic, një të plagosur dhe dy të lënduar.

Pas përgjigjes së Policisë, përfshirë njësitet speciale kundër sulmuesve të armatosur rëndë, të barrikaduar në Manastirin e Banjskës dhe përreth tij, së paku tre sulmues janë vrarë, ndërss në prangat e policisë kanë rënë gjashtë persona. Po ashtu, janë duke u verifikuar pelegrinët që ndodheshin brenda manastirit, pasi dyshohet se në mesin e tyre mund të jetë “fshehur” dhe ndonjë sulmues.

Me këtë rast janë konfiskuar një sasi e madhe e armatimit, përfshirë granata dhe zolla, si dhe disa automjete.Sulmet ndaj policisë kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës (24 shtator), rreth orës 03:00 në fshatin Banjskë.Rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrrisë, vdiq nga plagët e marra në sulm, konfirmuan autoritetet.

Sipas tyre, njësitë policore vunë re në orët e para të së dielës vendosjen e dy kamionëve pa targa në urën në hyrje të fshatit Banjskë, të cilët kishin bllokuar lëvizjen.

Njësitë që shkuan në vendin e ngjarjes, u qëlluan me armë zjarri, përfshirë zolla dhe granata, dhe njëri prej policëve u vra.

Autoritetet thanë se sulmuesit – rreth 30 syresh – ishin vendosur në manastirin e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit dhe përreth tij.

Ata shkëmbyen të shtëna me organet e rendit gjatë gjithë ditës së diel.Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar.“I gjithë territori i vendit është vendosur nën kontroll”, tha Sveçla, por nuk tha nëse personat e tjerë të armatosur, janë larguar.

Të vdekur kanë mbetur edhe tre nga sulmuesit e serb, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë./eo/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbia përdor MTS-në për qëllime destabilizimi në Kosovë

Serbia përdor MTS-në për qëllime destabilizimi në Kosovë

Ministri izraelit i Energjisë mbërrin nesër në Tiranë për vizitë zyrtare

Ministri izraelit i Energjisë mbërrin nesër në Tiranë për vizitë zyrtare

Zjarr i madh në pyjet mbi Corroticë – mobilizohen ekipet emergjente në Preshevë

Zjarr i madh në pyjet mbi Corroticë – mobilizohen ekipet emergjente në Preshevë

Në kohë nxehtësie ekstreme, AP-ja raporton për vështirësitë e pishinës së Gërmisë

Në kohë nxehtësie ekstreme, AP-ja raporton për vështirësitë e pishinës së Gërmisë

Serbia përdor MTS-në për qëllime destabilizimi në Kosovë

Serbia përdor MTS-në për qëllime destabilizimi në Kosovë

Netanyahu shtyn udhëtimin për në Uashington mes debatit për rekrutimin e ultra-ortodoksëve

Netanyahu shtyn udhëtimin për në Uashington mes debatit për rekrutimin e ultra-ortodoksëve

Super-asistim i Zhegrovës në fitoren e Lillet

Mourinho e do Zhegrovën tek Fenerbahçe

Arsenali bën ofertën e parë zyrtare për Viktor Gyokeres

Gyokeres pranë Arsenalit

Bayerni do të jetë gjatë pa Musialan

Bayerni do të jetë gjatë pa Musialan

Diaz zhgënjen tifozët e Liverpoolit, nuk shkon në funeralin e Jotas

Diaz zhgënjen tifozët e Liverpoolit, nuk shkon në funeralin e Jotas

Ministri izraelit i Energjisë mbërrin nesër në Tiranë për vizitë zyrtare

Ministri izraelit i Energjisë mbërrin nesër në Tiranë për vizitë zyrtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X