TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Dita e Evropës në Prishtinë bashkon kulturën, rininë dhe mesazhet për integrim evropian

by TËVË 1
40 minuta ago
0
A A
​Dita e Evropës në Prishtinë bashkon kulturën, rininë dhe mesazhet për integrim evropian

Nën atmosferën festive të Ditës së Evropës, sheshi në Prishtinë u shndërrua në një pikëtakim të kulturës, inovacionit, rinisë dhe bashkëpunimit evropian. Përmes panairit “Team Europe”, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë mblodhi institucione, organizata e qytetarë për të prezantuar mundësitë që Bashkimi Evropian ofron për Kosovën në fusha të ndryshme: nga arsimi e mjedisi, deri te fuqizimi i grave dhe energjia e gjelbër.

Në panair u prezantuan iniciativa të ndryshme kulturore dhe edukative nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës. Një nga ta ishte edhe Instituti Francez për të cilën një përfaqësues i saj, Grégoire Hureau, tregoi se në këtë panair kanë ardhur për të përcjell mundësitë e mësimit të gjuhës dhe studimeve në Francë.

”Ideja është të zhvillohen kurse në gjuhën frënge, kështu që njerëzit të marrin kohën e tyre për të mësuar, kryesisht në nivelet A1 dhe A2. Ai QR kod çon në një pyetësor, në mënyrë që të kuptojmë më mirë çfarë duan dhe çfarë kanë nevojë njerëzit këtu në Kosovë dhe t’i përshtatim kurset tona sipas tyre. Ndërsa Campus France, që udhëhiqet nga kolegia ime Julie, do t’ju ndihmojë nëse vini në Institutin Francez për të lëvizur në Francë për studime, kryesisht për universitet dhe studime master”, tha ai.

Pjesë e panairit ishte edhe organizata DivoLab, e cila prezantoi projektet kreative të riciklimit dhe ripërdorimit të materialeve. Përfaqësuesja e organizatës, Murtëza Zeneli, tha se qëllimi kryesor është vetëdijesimi i qytetarëve për rëndësinë e riciklimit.

“Në organizatën tonë, merremi specifikisht me mbetjet ose mbeturinat, e ndryshme. Më shumë të plastikës, mirëpo jemi duke u marrë edhe me materiale të tjera, ku i riciklojmë ato, i marrim, i kthejmë në forma të tjera. Ne si organizatë ju ofrojmë programe të ndryshme kreative, ku krejt komuniteti dhe krejt qytetarët munden me ardhë me e pa hapësirën tonë, me i pa makinat tona. Edhe mesazhi ynë është t’ju tregojmë se çka mund të krijojnë përmes mbetjeve që i kemi përreth, materialeve që i lëmë anash edhe se si mund t’i kthejnë sërish në jetë”, tha ajo.

Dimension social panairit i dhanë edhe organizatat që punojnë me gratë e mbijetuara të luftës. Drejtoresha e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave, Kadire Tahiraj, prezantoi punimet artizanale të grave anëtare të qendrës, të cilat, sipas saj, përcjellin zërin e të mbijetuarave të luftës.

“Ja sot edhe gratë anëtare tona duke i shitur produktet e tyre. Produktet, punimet janë nga të mbijetuarat e luftës, anëtare të qendrës tonë për promovimin e të drejtave të grave. Janë disa punime shumë unike, të veçanta. Përçojnë zërin e krimeve të luftës, përçojnë zërin e dhjetëra grave. Sot çka jemi shumë të kënaqur që është një interesim jashtëzakonisht shumë i madh i qytetarëve, vizitorëve, të cilat po marrin dhurata që edhe ato dhurata po i vlerësojnë shumë”, tha Tahiraj.

Rinia gjithashtu zuri vend qendror në aktivitetet e Ditës së Evropës. Edlira nga Rrjeti i Ambasadorëve të Rinj Evropian, theksoi rolin e të rinjve në integrimin evropian dhe gjatë këtij panairi ajo përcjell udhëzime si të rinjët mund të jenë pjesë e kësaj organizate.

“Ne bëjmë shumë aktivitete, të cilat integrojnë rininë edhe e aftësojnë ata. Është një rrjet i cili promovon vlerat evropiane në rininë e Kosovës edhe sot jemi duke festuar Ditën e Evropës së bashku me rininë këtu Atëherë, programi vlen për të gjithë të rinjtë të cilët janë nga mosha 18 deri në 30 vjeç. Ata mund të jenë pjesë duke përfaqësu rininë në një fushë të ndryshme, qoftë edukim, media, IT e të tjera. Është një rrjet shumë i mirë për shkak se sjell komunitetet, minoritetet, të gjitha bashkë dhe e promovon diversitetin në komunitetin tonë”, tha ajo.

Në një nga tendat u prezantua edhe puna e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, institucion i mbështetur nga Bashkimi Evropian. Përfaqësuesja Fillojetë Konjuhi theksoi rëndësinë e projekteve të gjelbra dhe kursimit të energjisë.

“Sot prezantojmë rezultatet, të cilat i kemi arritur. Do të thotë, në implementimin e masave të efiçiencës së energjisë, të cilat janë bërë gjithmonë në bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Prezantojmë rëndësinë e efiçiencës së energjisë dhe prezantojmë kursimin e energjisë si një faktor kyç, do të thotë për uljen e faturave dhe për rritjen e komfortit”, tha ajo.

Në panair kishte edhe shumë tenda të tjera prezantuese nga shtete të ndryshme të Evropës, të cilat promovuan kulturën, traditat dhe mundësitë për bashkëpunim si dhe organizata e iniciativa të ndryshme që prezantuan projekte në fusha të ndryshme.

Aktivitetet e Ditës së Evropës në Prishtinë u karakterizuan nga mesazhe të qarta për bashkëpunim, integrim, zhvillim të qëndrueshëm dhe përfshirje të të rinjve në proceset evropiane të Kosovës.

Tags: ​Dita e Evropës në PrishtinëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryetari i Zubin Potokut kundër shtetit ku ushtron funksionin – merr pjesë në organizim për çnjohjen e Kosovës

Kryetari i Zubin Potokut kundër shtetit ku ushtron funksionin – merr pjesë në organizim për çnjohjen e Kosovës

Drita e mbron titullin e kampiones së Kosovës në futboll

Drita e mbron titullin e kampiones së Kosovës në futboll

Bastisje në Burgun e Dubravës, ShKK: Nuk u gjet asgjë e kundërligjshme

Bastisje në Burgun e Dubravës, ShKK: Nuk u gjet asgjë e kundërligjshme

​Palatova: Ne duam që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

​Palatova: Ne duam që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

Kryetari i Zubin Potokut kundër shtetit ku ushtron funksionin – merr pjesë në organizim për çnjohjen e Kosovës

Kryetari i Zubin Potokut kundër shtetit ku ushtron funksionin – merr pjesë në organizim për çnjohjen e Kosovës

Drita e mbron titullin e kampiones së Kosovës në futboll

Drita e mbron titullin e kampiones së Kosovës në futboll

Bastisje në Burgun e Dubravës, ShKK: Nuk u gjet asgjë e kundërligjshme

Bastisje në Burgun e Dubravës, ShKK: Nuk u gjet asgjë e kundërligjshme

​Palatova: Ne duam që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

​Palatova: Ne duam që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

​Dita e Evropës në Prishtinë bashkon kulturën, rininë dhe mesazhet për integrim evropian

​Dita e Evropës në Prishtinë bashkon kulturën, rininë dhe mesazhet për integrim evropian

Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vrasjes së tyre

Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vrasjes së tyre

Marta Kos javën tjetër vjen në Kosovë për herë të parë

Marta Kos javën tjetër vjen në Kosovë për herë të parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën