TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dita e 17-të e barrikadave, institucionet thonë se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Vazhdon barrikadimi i veriut

E java nisi me takimin e kryeministrit Kurti me komandantin e KFOR-it, Ristuccia dhe shefin e EULEX-it, Wigemark.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se konstatim i përbashkët ishte se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë.

“U fol edhe lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend. Konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ky takim, erdhi një ditë pasi pati të shtëna në afërsi të një patrulle të KFOR-it në Zubin Potok.

Sipas ekspertit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Gurakuç Kuçit, ky ekces duhet të merret si pretekst që të largohen barrikadat.

“Institucionet e Kosovës duhet ta shfrytëzojnë në maksimum që në bashkëpunim me KFOR-in dhe vendet e QUINT-it, të rikthejnë forcat e veta në atë zonë që të largohen ato barrikada në emër të lirisë së lëvizjes dhe në emër të shtrirjes së sovranitetit dhe legjitimitetit të Kosovës”, tha ai.

Por sipas Kuçit, heqja e barrikadave me forcë nuk është kompetencë e KFOR-it.

“Institucionet e Kosovës është dashur që ta parashohin se KFOR-i nuk do të jetë ai institucion që do të marrë vendim për heqjen e barrikadave me forcë dhe këtë nuk do ta bëjë as tani. KFOR-i këtë mund ta bëjë vetëm duke i bërë presion që ne më nuk mund t’i ndalim institucionet e Kosovës që të veprojnë në atë zonë sepse KFOR-i do të shmangë pafundësisht konfliktet që mund të ndodhin”, shtoi Kuçi.

E për njohësin e çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishin, heqja e barrikadave duhet të ndodhë më së largu pas Vitit të Ri.

“Unë pres të ketë një zgjidhje politike apo diplomatike mandej të vjen deri te heqja e tyre. Nëse jo atëherë normal duhet ose të merr këtë valë KFOR-i që ka thënë edhe më herët që nuk do të lejojë vendosjen e barrikadave ose Policia e Kosovës  me asistencë, me mekanizma që i ka parapa edhe Ministria e Punëve të Brendshme [4:59] Kjo duhet qoftë para apo menjëherë pas Vitit të Ri”, deklaroi ai.

Për heqjen e barrikadave, kryeministri Kurti kishte thënë se KFOR-i i kishte kërkuar kohë dhe se ato nuk mund të tolerohen shumë gjatë.

Kronika e gazetarit Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Barduani pret diplomaten greke Vakali, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe dialogun me Serbinë

Barduani pret diplomaten greke Vakali, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe dialogun me Serbinë

Kosova merr kontrollin e objektit në Graçanicë ku vepronte Posta e Serbisë

Kosova merr kontrollin e objektit në Graçanicë ku vepronte Posta e Serbisë

Policia publikon fotografitë e dy të dyshuarve për “shpërdorim të pasurisë së huaj”, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia publikon fotografitë e dy të dyshuarve për “shpërdorim të pasurisë së huaj”, kërkon ndihmën e qytetarëve

FSK lëshon flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat në nderim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA

FSK lëshon flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat në nderim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA

Superliga kthehet të dielën, derbi në mbrëmje

Superliga kthehet të dielën, derbi në mbrëmje

Sonte në Suharekë shfaqet “Komedia e Zezë”

Sonte në Suharekë shfaqet “Komedia e Zezë”

Maxhuni, lider i trepikëshave në Eurobasket

Maxhuni, lider i trepikëshave në Eurobasket

Diella, ministrja e parë digjitale në qeverinë shqiptare

Diella, ministrja e parë digjitale në qeverinë shqiptare

Federata angleze ngrit 74 akuza kundër Chelseat

Federata angleze ngrit 74 akuza kundër Chelseat

Elisa Spiropali merr pozitën për Ministre të Jashtme

Elisa Spiropali merr pozitën për Ministre të Jashtme

Futboll, Liga e Parë luhet të shtunën

Futboll, Liga e Parë luhet të shtunën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X