TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Diskualifikohet garuesi kosovar në Mal të Zi pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenare

by tëvë1
1 vit ago
6
A A
Diskualifikohet garuesi kosovar në Mal të Zi pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenare

Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një garë tradicionale kërcimesh në ujë të mbajtur dje në “Urën e Vezirovit” në Podgoricë, pas gjestit simbolik të shqiponjës që është interpretuar si provokues nga organizatorët dhe një pjesë e publikut, transmeton Anadolu.

Goqi, i njohur në Kosovë për kërcimet nga lartësia dhe me origjinë nga Gjakova, kishte bërë simbolin e shqiponjës dykrenare para kërcimit të tij, një gjest i zakonshëm mes sportistëve shqiptarë për të shprehur identitetin kombëtar.

Sipas mediave malazeze, ky veprim u shoqërua me fishkëllima nga publiku, ndërsa më pas juria vendosi diskualifikimin e tij, pasi organizatorët e kanë konsideruar këtë gjest si “shkelje të rregullave të manifestimit”.

Edhe sekretari për sport i Podgoricës, Darko Nikçeviq, ka konfirmuar vendimin për diskualifikim, duke theksuar se “rregullat e manifestimit ndalojnë qartë shfaqjen e simboleve dhe porosive të papërshtatshme politike, kombëtare apo të natyrave të tjera”.

Mediat malazeze raportuan se Evald Krniq, fituesi i garës, ishte iniciator i diskualifikimit të Goqit.

“Menjëherë kam ndërhyrë te juria profesionale, e cila mori vendimin për përjashtimin e tij. Ai më pas mori edhe ndalesë për pjesëmarrje në gara të këtij lloji në Podgoricë”, ka thënë ai për mediat malazeze.

Diskualifikimi i Goqit ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë cilësuar veprimin e tij si shprehje identitare, ndërsa ndëshkimin si disproporcional dhe politik.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Akil Gjakova i bronztë në Grand Prix të Zagrebit

Akil Gjakova i bronztë në Grand Prix të Zagrebit

Ndërron jetë pjesëtari i stafit të Shkëndijës së Tetovës

Ndërron jetë pjesëtari i stafit të Shkëndijës së Tetovës

Foda i zhgënjyer: Nuk i shfrytëzuam rastet

Foda i zhgënjyer: Nuk i shfrytëzuam rastet

Kosova U-17 mundet thellë nga Kroacia

Kosova U-17 mundet thellë nga Kroacia

Dogana parandalon kontrabandimin e mbi 8 kg argjend të padeklaruar

Dogana parandalon kontrabandimin e mbi 8 kg argjend të padeklaruar

Ligji për Specialen mund t’i kushtojë Kosovës me masa nga BE

Ligji për Specialen mund t’i kushtojë Kosovës me masa nga BE

Policia e Kosovës hap për herë të tretë konkursin për 450 rreshterë

Policia e Kosovës hap për herë të tretë konkursin për 450 rreshterë

“Eskalon” privati, deri në 50 euro kontrolli mjekësor për shtatzënat

“Eskalon” privati, deri në 50 euro kontrolli mjekësor për shtatzënat

Çifti kroat, i lënë nën mëshirën e fatit në Vërnakollë të Vitisë, kërkojnë ndihmën e bamirësve

Çifti kroat, i lënë nën mëshirën e fatit në Vërnakollë të Vitisë, kërkojnë ndihmën e bamirësve

“Vlerë më të lartë se 2 euro për shujtën e mëngjesit” SBASHK tregon kërkesat për kontratën e re

“Vlerë më të lartë se 2 euro për shujtën e mëngjesit” SBASHK tregon kërkesat për kontratën e re

Shiroka-Pula, në Ballon e Marinsave Amerikanë: Amerika është shumë më tepër se një aleat

Shiroka-Pula, në Ballon e Marinsave Amerikanë: Amerika është shumë më tepër se një aleat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën