TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Disa shtete arabe hyjnë në grevë në solidaritet me Gazën

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Disa shtete arabe hyjnë në grevë në solidaritet me Gazën

Punëtorë, biznese dhe institucione janë duke marrë pjesë në një grevë të përgjithshme të hënën, në disa vende arabe, për të shprehur solidaritet me Gazën, dhe duke bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Në Jordani, shumë rrugë janë parë të thata, dhe dyqanet janë mbyllur në kryeqytetin Amam, si dhe disa qytete tjera të Jordanisë, kanë raportuar mediat lokale atje.

Banerët janë vendosur në dyert të dyqaneve të mbyllura, duke treguar për pjesëmarrjen e tyre në grevë.

Në Liban janë mbyllur edhe shkollat e institucionet qeveritare, raporton REL.

Ministri i Edukimit në Mauritani i ka shtyrë të gjitha mësimet e caktuara për të hënën, “për t’i lejuar studentët që të marrin pjesë në aktivitetet për mbështetje të Gazës”.

Bizneset, shkollat dhe zyrat qeveritare janë mbyllur nëpër pjesë të Bregut Perëndimor.

Në raportimet e mediave është thënë se punëtorë të transportit publik, bankave dhe universiteteve, i janë bashkuar grevës.

Shumë fraksione palestineze dhe grupe të aktivistëve kanë bërë thirrje për grevë globale të hënën, me kërkesën për armëpushim në Rripin e Gazës.

Izraeli e ka bombarduar të hënën qytetin kryesor të jug të Gazës, Han Junis, pasi grupi palestinez Hamas, ka paralajmëruar se asnjëri prej pengjeve izraelite nuk do të largohet gjallë prej territorit, derisa të përmbushen kërkesat për lirim të të burgosurve.

Hamasi kishte  kryer sulmet më vdekjeprurëse ndonjëherë në tokën izraelite, më 7 tetor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, sipas të dhënave izraelite, dhe duke marrë rreth 240 pengje, që i ka dërguar në Gazë.

Izraeli është përgjigjur me ofensivë ushtarake e cila e ka shndërruar një pjesë të mirë të Gazës në gërmadhë, dhe ka vrarë rreth 17.990 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Franca sinjalizon gatishmëri për të diskutuar dëmshpërblimet për masakrat koloniale në Niger

Franca sinjalizon gatishmëri për të diskutuar dëmshpërblimet për masakrat koloniale në Niger

Sulmet ajrore izraelite vrasin 12 persona në Liban, pavarësisht armëpushimit

Sulmet ajrore izraelite vrasin 12 persona në Liban, pavarësisht armëpushimit

OKB raporton rritje të sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar

OKB raporton rritje të sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Liderët turq nderojnë sakrificën e popullit në përvjetorin e përpjekjes për grusht shtet në Turqi

Liderët turq nderojnë sakrificën e popullit në përvjetorin e përpjekjes për grusht shtet në Turqi

Manaj: Qeveria sfidon Gjykatën Supreme, rrezikohet rendi kushtetues në vend

Manaj: Qeveria sfidon Gjykatën Supreme, rrezikohet rendi kushtetues në vend

Edhe Shkëndija e Tetovës kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Edhe Shkëndija e Tetovës kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Emisioni “Info Nata” 15.07.2025

Emisioni “Info Nata” 15.07.2025

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Reagon më në fund FC Drita, por i del në mbrojtje drejtorit që rrahu kryetarin e tifozëve

Drita skuadra e parë kosovare që siguron kualifikimin në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X