TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Disa komuna pa investime kapitale, përmbaruesi i lë pa para

Komunës së Ferizajt i kanë mbetur në gjysmë disa prej investimeve kapitale, për shkak se buxheti i planifikuar u është marrë nga përmbaruesi. Kjo ndodhi për shkak të kontratës kolektive. Fatin e njëjtë e kanë e disa prej komunave të tjera në Kosovë.

by Driton Sadiku
3 javë ago
2 0
A A

Nënkalimi u rregullua, por platoja mbi të jo.

Kubëzat në mbikalim ende nuk janë shtruar.

Këta gypa, me gjasë do të qëndrojnë edhe gjatë mbi tokë, pa u vënë në funksion.

E gjithë kjo hapësirë do të duhej të rregullohej deri në fund të këtij muaji, megjithatë përfundimi i këtij projekti zor që mund të kryhet edhe deri në fund të vitit, pasi Komuna e Ferizajt nuk ka më para për këtë projekt

Krejt paratë që i pati të planifikuara për të, ia mori përmbaruesi, si shkak i kontratës kolektive.

“Këtë vit është e pezulluar pothuajse gjithçka pasi pothuajse të gjitha mjetet e investimeve kapitale sidomos ne drejtorinë e infrastrukturës i ka marrë të gjitha mjetet, pra afërsish 7 milionë janë të marra nga kontrata kolektive me përmbarim”, thotë Meriton Hajdini-drejtor i Infrastrukturës në Ferizaj.

Madje as projekte të tjera për këtë vit vështirë që do të ketë.

“90 për qind të projekteve janë të pezulluara. Na shkakton dëme edhe neve si komunë që i udhëheqim këto projekte pasi që po duhet me i zgjat kontratat, me hy në obligime të sigurimeve të tenderit gjë që edhe kompanitë në këto raste po dëmtohen”, shprehet ai.

Por s’është vetëm Ferizaj që u dëmtua nga kontrata kolektive.

Pa investime kapitale rrezikojnë të mbesin edhe krejt komunat në nivel vendi.

Sipas asociacionit të komunave, që nga 2022-ta e tutje, mbi 300 milionë u janë marrë komunave nga vendimet gjyqësore.

E edhe më shqetësuese për ta është fakti se një pjesë e madhe po u merret nga përmbaruesit.

“Nga viti 2022 deri në tre mujorin e parë të vitit 2026, në total komunave iu janë marrë nga vendimet gjyqësore mbi 326 milionë euro dhe duke marr parasysh referencave sa i përket procedurave përmbarimore, e gjyqësore, këta përfitojnë rreth 27 për qind të kësaj shume që në total është rreth 88 milionë euro”, thotë Sazan Ibrahimi-drejtor ekzekutiv në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

E vetëm gjatë këtyre tre muajve të parë të vitit, komunat janë dëmtuar mbi 36 milionë euro, ndërkohë që parashikimet e asociacionit janë që deri në fund të vitit, dëmi të arrij në 100 milionë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla për raportet me Osmanin: Nuk kam asgjë personale, por ai që e braktis anijen s’duhet të hedhë gurë mbi të

Gërvalla për raportet me Osmanin: Nuk kam asgjë personale, por ai që e braktis anijen s’duhet të hedhë gurë mbi të

MAShTI reagon për aktakuzën ndaj 12 zyrtarëve të saj: S’kemi pranuar njoftim zyrtar

MASht reagon për rastin e drejtorit të dyshuar për ngacmim seksual në Gjakovë

Gërvalla për largimet nga Lista Guxo: Secili shkon aty ku i flen zemra

Gërvalla për largimet nga Lista Guxo: Secili shkon aty ku i flen zemra

Gërvalla për deklaratën e Fatos Gecit për ish-krerët në Hagë: E respektoj atë që ka thënë Geci

Trepça sërish kampione e Kosovës në basketboll, fiton titullin e tretë rresht

Trepça sërish kampione e Kosovës në basketboll, fiton titullin e tretë rresht

Mehmeti: Politikanët nuk zgjidhen për t’u marrë me njëri-tjetrin, por me problemet e Kosovës

Mehmeti: Maqedonia e Veriut funksionon si Serbia e kohës së Millosheviqit por me më shumë “Rrahman Morina”

“Këndi i debatit”- 20.05.2026

“Këndi i debatit”- 20.05.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën