TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Digjitalizimi i shërbimeve, Dërmaku: Sfidë ndikimi i madh i inteligjencës artificiale

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Digjitalizimi i shërbimeve, Dërmaku: Sfidë ndikimi i madh i inteligjencës artificiale

Në tryezën konsultative mbi Rekomandimet e Paraqitura në Rezolutë për Digjitalizimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Ballkanin Perëndimor u theksua si sfidë mbetet ndikimi i inteligjencës artificiale dhe nevoja për kalim të sigurt dhe të qëndrueshëm të shërbimeve publike drejtë digjitalizimit.

Në këtë takim të organizuar nga Programi për të Drejtat Civile Kosovë (CRP/K) i cili paraqet edhe nevojën për rritjen e fokusit strategjik rajonal në avancimin e përpjekjeve për digjitalizimin e shërbimeve online.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj u shpreh se si pasojë e përdorimit të zhvillimeve teknologjike qytetarët mund të ndihen të diskriminuar.

Qelaj njoftoi se institucioni i Avokatit të Popullit ka nis një hetim për ndikimin e inteligjencës artificiale tek të drejtat e njeriut.

“Përmes përdorimit të zhvillimeve të digjitalizimit mundet me u prek edhe pjesa e diskriminimit. Pra, qytetarët mund të ndihen të diskriminuar kryesisht tek rastet kur kjo formë e digjitale përdoret në konkurse dhe punësime dhe kritere tjera që lidhen me avancimin dhe punësime të qytetarëve në sektorin publik. Masat që duhet marr shtetet kryesisht duke u orientuar në drejtim të përafrimit të legjislacionit me legjislacionin e BE-së që veç është një hap më i avancuar se legjislacioni i vendeve nacionale del detyrë urgjente për vetë institucionet e Kosovës që në të ardhmen me u marr me këtë fushë“, theksoi ai për KP.

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku u shpreh se digjitalizimi nuk do të përfundoj pa pasoja në rast se ligjvënësit nuk vendosin rregulla për të mbrojtur të drejtat e njeriut.

Duke shtuar se Kosova ka legjislacion të mirë për mbrojtjen e të dhënave personale, komisionerja theksoi se sfidë e madhe mbetet ndikimi i inteligjencës artificiale.

“Nëse flasim për mbrojtjen e të dhënave personale ne kemi arritur ta kemi një rregullativ shumë të mirë ligjore të zbatueshme në tërësinë e vetë si ligj….07’10Sa i përket përputhshmërisë me rregullat e BE-së kemi nxjerr udhëzuesit për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave që qon drejtë kompletimit të kësaj kornize…07;52 Sot, digjitalizimi është proces që do të bëhet deshëm ne ose nuk deshëm ne duhet ta kryejmë, mirëpo ajo që është risku më i madh dhe sfida më e madhe është pikërisht ndikimi i inteligjencës artificiale”, u shpreh ajo.

Drejtori ekzekutiv në Programin për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP-K), Memli Ymeri u shpreh se rezoluta parasheh nevojat për të siguruar një tranciziont të sigurt dhe të qëndrueshëm drejtë shërbimeve publike digjitale në rajon.

Rezoluta për digjitalizimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale në Ballkanin Perëndimor parasheh edhe përmirësimin e të dhënave të qasshme në nivel kombëtar dhe rajonal, rritjen e përqendrimit të përdoruesit dhe transparencës së njësive qeveritare, promovimi i qeverisjes etike të IA, të forcohet ndërgjegjësimi dhe kapaciteti për sigurinë kibernetike në administratën publike etj.

“Dokument strategjik që përmbledh nevojat dhe rekomandimet për të siguruar një tranciziont të sigurt dhe të qëndrueshëm drejtë shërbimeve publike digjitale në rajon….Pikat kryesore: 1. Shërbimet publike digjitale dhe e-qeverisja rekomandohet zgjerimi i platformave të qeverisjes elektronike duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie për ndryshimin e tyre, krijimin e mekanizmave efektiv për ankesa për qytetarët në lidhje mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve dhe të dhënave të tyre. Kemi harmonizimin e infrastrukturës ligjore me legjislacionin e infrastrukturës giga-bit të BE-së dhe implementimin e kutisë së sigurisë kibernetike 5G. Mbrojtjen e të dhënave personale harmonizimi i mbrojtjes së të dhënave me rregulloren e përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave të BE-së‘, theksoi ai.

Kjo rezolutë është rezultat i një takimi të mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar në Ohër dhe ku ishin të pranishëm përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

ShBA rikonfirmon mbështetjen ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë

ShBA rikonfirmon mbështetjen ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë

​Kusari-Lila: Së pari të zgjedhet presidenti, e më pas të ndryshohet ligji për Dhomat e Specializuara

​Kusari-Lila: Së pari të zgjedhet presidenti, e më pas të ndryshohet ligji për Dhomat e Specializuara

Kurti në konferencën për zhvillimin rural: Duam ta transformojmë bujqësinë në Kosovë

Kurti në konferencën për zhvillimin rural: Duam ta transformojmë bujqësinë në Kosovë

Pas Skenderajt, edhe Malisheva miraton Deklaratën kundër Gjykatës Speciale

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Caktohen gjyqtarët e Apelit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin

4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën