tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Dhomat e Specializuar në Hagë thonë se nuk kanë koment për bastisjen në familjen e dëshmorëve Fazliu

tëvë1 nga tëvë1
12/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë thënë se nuk kanë ndonjë koment në lidhje me bastisjen që ka ndodhur sot në banesën e dëshmorëve, Bahri dhe Fahri Fazliu.

“Ne nuk kemi ndonjë koment”, thuhet në përgjigjen e tyre drejtuar teve1.info

Ndryshe, pjesëtarët e EULEX-it dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës kanë bastisur banesën e familjarëve të heronjve, Fahri e Bahri Fazliu në Kodrën e Diellit në Prishtinë.

Avokati i familjes, Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisjet derisa ka shtuar se nuk është sekuestruar asnjë provë, përveç disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike, shkruan teve1.info

“ Dhomat e Specializuara kanë kryer sot një bastisje në banesën e familjarëve të heronjve, Fahri e Bahri Fazliu në Kodrën e Diellit në Prishtinë. Janë munduar kinse të sekuestrojnë prova të cilat atyre ju nevojiten për procedura të mëtutjeshme, mirëpo unë jam shumë i bindur se ata nuk kanë sekuestruar asnjë provë të vetme dhe se ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohë për të gjithë ata”.

Ai tha se gjykata duhet të jetë më e kujdesshme në lëshimin e urdhrave për bastisje sepse cenon privatësinë

“Konsiderojë që gjykata duhet të jetë më e kujdesshme në lëshimin e urdhrave për bastisje sepse cenon privatësinë e në anën tjetër, siç ndodhi në rastin konkretë nuk kanë sekuestruar asnjë provë me relevancë për procedurën penale dhe për procedurat që janë në rrjedhë e sipër pranë Dhomave të Specializuara. Rasti nuk është bërë i ditur vetëm se është thënë se për nevojat e procedurave të cilat janë duke u zhvilluar në Dhomave të Specializuara. Detaje tjera nuk kanë dhënë. Nuk kanë kërkuar diçka specifike, ata i kanë marrë disa dokumenta të cilat janë publike, realisht nuk ka pasur nevojë fare që të kryhet bastisje”, ka deklaruar ai.

Ndërsa për këtë rast janë deklaruar edhe nga familja Fazliu të cilët kanë thënë se nuk i dinë arsyet e bastisjes.

Siç njofton ekipi i Teve1 bastisjet kanë përfunduar.

6 serbët e arrestuar për sulmin në veri dërgohen në mbajtje për 48 orë

24/09/2023

Policia arreston sulmuesin e dytë, gjen uniforma, granata, zolla, mitralozë e kallashnikov

24/09/2023

Gecaj: Automjetet e përdorura sot në veri, kanë mbet prej luftës së Kosovës

24/09/2023

Demhasaj: Nguten me deklarime, krerët shtetërore nuk guxojnë të japin deklarata të gabuara

24/09/2023

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë në veri

24/09/2023

Reagon Real Madrid, Toni Kroos me gol të bukur ngushton epërsinë

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.