TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Detaje nga aksioni i Prokurorisë dhe Policisë për manipulim të votave në Malishevë

15 komisionerë nga Malishevë u ndaluan për 48 orë, me dyshimet se manipuluan me votat e deputetëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit. E gjitha kjo pas një aksioni të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ku fillimisht u intervistuan 58 persona.

by Venhar Isufi
9 muaj ago
1 0
A A

Detaje nga aksioni i Prokurorisë dhe Policisë për manipulim të votave në Malishevë

Aksionin e nisën në orët e para të mëngjesit në Malishevë.

E urdhri, erdhi nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Këta të fundit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të mërkurën cak kishin personat që dyshohet se manipuluan me vota në Malishevë.

Nën prangat e policisë, përfunduan plot 58 persona.

15 prej tyre, ishin kryesues dhe 43 komisionerë.

Të gjithë këta u transportuan për intervistim këtu në Stacionin Policor në Gjakovë.

Se intervistimi kishte të bënte me dyshimet për manipulime me votat e 28 dhjetorit, e bën të ditur avokatët mbrojtës.

“Klienti është në cilësinë e anëtarit të komisionit, do të thotë deklarata e tij ka të bëjë me funksionin që ka pasur gjatë procesit të numërimit të rezultateve, mirëpo megjithatë informata më të hollësishme në këtë fazë të hetimit nuk mund t’i ofrojmë”, tha avokati Egzon Doli.

E në orën 15:00, para gazetarëve doli vet kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi.

Ky i fundit bëri të ditur numrin e komisionerëve të cilët u ndaluan për 48 orë.

“Prokuroria Themelorë në Gjakovë ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës respektivisht drejtorinë e nalt në Gjakovë për të marrur veprime konkrete në lidhje me grumbullimin e provave dhe fillimin e procedurës, pasi që kemi vepruar përmes policisë me autorizimin e Prokurorisë, nga 18 kryesues dhe 50 komisionerë janë intervistuar gjithsej 15 kryesues dhe 43 komisionerë, 15 kryesues aktualisht janë të ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor Prokuroria do të vendosë në lidhje me masën e sigurisë, po ashtu për 48 komisionerë të tjerë jemi në vlerësim e sipër në lidhje me ndonjë masë eventuale. Hetimi do të vazhdojë tutje edhe për kryesuesit edhe komisionerët e tjerë të cilët sot për arsye të ndryshme nuk kemi arritur që t’i kemi prezent”, tha Gashi.

Gashi tha se deri tani janë mbi 17 mijë vota të manipuluara.

E Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula nga Gjakova, tha se asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore

Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore

Nga 15 nëntori bëhet obligative pajisja e automjeteve me pajisje dimërore

Nga 15 nëntori bëhet obligative pajisja e automjeteve me pajisje dimërore

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37 për qind e buxhetit të shpenzuar

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Çfarë janë, çfarë votohet dhe çfarë mund të ndryshojë për Trumpin

Zgjedhjet në SHBA: Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve

Nga 15 nëntori bëhet obligative pajisja e automjeteve me pajisje dimërore

Nga 15 nëntori bëhet obligative pajisja e automjeteve me pajisje dimërore

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37 për qind e buxhetit të shpenzuar

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën