Një aksident është raportuar në aksin rrugor “Sektor Rinia-Shenavlash” në Durrës. Një automjet ka përplasur këmbësorin 52-vjeç.
Si pasojë e aksidentit 52-vjeçari ka humbur jetën.
Siç shihet edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca policie dhe ambulanca. Pas ndërhyrjes së autoriteteve është bërë e mundur nxjerrja e automjetit nga kanali, ndërsa në zonë është vendosur perimetri i sigurisë.
Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues 31 vjeçarin, ka përplasur këmbësorin shtetasin 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”./abcnews.al/