TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dështon seanca, opozita me akuza ndaj kryesuesit për shkelje të Kushtetutës

by teve1
1 vit ago
2
A A
Dështon seanca, opozita me akuza ndaj kryesuesit për shkelje të Kushtetutës

Për herë të 39-të, deputetët e legjislaturës së nëntë kanë dështuar sërish të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Partitë opozitare kanë refuzuar votimin e fshehtë për kryeparlamentar të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e quajtur ndër të tjera shkelje me vetëdije të Kushtetutës.

Nga 95 deputetë sa ishin në sallë, 53 votuan pro, ndërsa votë kundër dhe abstenime nuk kishte.

Vazhdimi i kësaj senace erdhi pas takimit të së shtunës të liderëve të partive të përfaqësuara në Kuvend, i cili takim nuk prodhoi asgjë konkrete sa i përket arritjes së një marrëveshje të mundshme për daljen e vendit nga ngërçi i krijuar politik për shkak se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk i kanë votat për Albulena Haxhiun kryetare e Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa akuzuan Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se po keqinterpretojnë aktgjykimin e fundit të Kushtetueses mbi konstituimin e Kuvendit, duke këmbëngulur në formimin e komisionit për mbikëqyrjen e procesit të fshehtë të votimit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se do të ketë shkelje kushtetuese nëse do të shkohet sërish me formatin e deritanishëm të seancës për propozimin dhe hedhjen në votim të komisionit për votim të fshehtë.

Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se mos respektimi i aktvendimit të Kushtetueses mbi daljen e vendit nga kriza politike është hapi i parë i përmbytjes së rendit kushtetues dhe se fajtor për këtë është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i kësaj të fundit tha se PDK-ja dhe LDK-ja e kanë “keq lexuar” aktgjykimin e Kushtetueses dhe nëse nuk votohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit me votim të fshehtë ajo do të tërhiqet nga kandidatura.

Kushtetuesja ditën e enjte ka sjellë aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Betohen 515 ushtarë të rinj të Kosovës

Betohen 515 ushtarë të rinj të Kosovës

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Grupi Punues për strategjinë shtetërore do të marrë parasysh deklaratën e Kuvendit

Me kërkesë të PDK-së Ligji për Specialen kthehet për rishqyrtim, reagime te ashpëra

Bekim Jashari dhe Halil Kastrati me mesazh për shqiptarët e Luginës para zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi

Bekim Jashari dhe Halil Kastrati me mesazh për shqiptarët e Luginës para zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi

Shiroka-Pula mori pjesë në seancën për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez

Shiroka-Pula mori pjesë në seancën për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez

Lumi që derdhet në dy dete, a po rrezikohet bifurkacioni i Nerodimes?

Lumi që derdhet në dy dete, a po rrezikohet bifurkacioni i Nerodimes?

Lot krenarie, dy djemtë e veteranit të UÇK-së, ushtarë të rinj të Kosovës

Lot krenarie, dy djemtë e veteranit të UÇK-së, ushtarë të rinj të Kosovës

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Administrata dyshohet se përfundon punën para orarit zyrtar, qytetarëve u thuhet të vijnë para orës 14:00

Administrata dyshohet se përfundon punën para orarit zyrtar, qytetarëve u thuhet të vijnë para orës 14:00

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën