TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dështon për herë të shtatë kandidatura e Albulena Haxhiut, seanca vazhdon më 1 maj në Ditën e Punëtorëve

nga TËVË 1
29 Prill, 2025
6 1
A A

1 Shtatë herë refuzohet Albulena Haxhiu 

Kandidatja e LVV-së, Albulena Haxhiu për herë të shtatë ka dështuar që t’i sigurojë votat për tu zgjedhur kryetare të Kuvendit.

Në votimin e zhvilluar, 54 deputetë votuan në favor të Albulena Haxhiu, 44 ishin kundër dhe tre abstenuan, duke mos arritur kështu pragun e 61 votave të nevojshme.

Kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari, njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të enjten në orën 10:00, më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

 

2 Edhe në përpjekjen e tetë, Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës dështon të konstituohet 

Edhe përpjekja e tetë për konstituim ka përfunduar e pasuksesshme.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, as për herë të shtatë nuk arriti t’i marrë 61 vota, madje në seancën e sotme arriti t’i marrë vetëm 54. Kundër kandidaturës së saj votuan 44 vota, derisa tre deputetë abstenuan.

3 Konjufca e nisi me shaka seancën konstituive

4 Çfarë deklaruan deputetët e zgjedhur?

Krasniqi: Shpreh keqardhje për këtë tallje që po e bën LVV, koha e sundimit njëpartiak ka përfunduar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi shpreh keqardhje për këtë ‘tallje’ që sipas tij është duke u bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai tha se demokracia funksionon me shumicë, jo me imponim.

Tutje, ai tha se LVV duhet që ta kuptojë që koha e sundimit njëpartiak dhe e monizmit ka përfunduar.

“Shpreh keqardhjen për këtë tallje që po bëhet nga ana e partisë së parë e cila edhe sot për tetën herë sillet me mentalitetin e njëjtë.  Demokracia funksionon me shumicë, jo me imponim. Institucionet janë të popullit, nuk janë të asnjë partie politikë të veçantë. Duhet ta kuptojnë të gjithë që koha e sundimit njëpartiak dhe e monizmit ka përfunduar. Sa më parë që t’i kuptojë Lëvizja Vetëvendosje këto tri çështje aq më mirë për vendin”.

Krasniqi tha se është e tepërt “që të sillemi këtu çdo dy ditë duke pritur që t’i thirrin arsyes dhe të propozojnë një kandidat apo kandidate që merr shumicën e deputetëve të Kosovës”.

“Po e përsëris: Po i takon Vetëvendosjes të propozojë, por s’mund t’i kërkojë votat me zor. Ky mentalitetit i imponimit dhe i preisonit e nënshtrimit duhet të marrë fund…Në emër të PDK-së shpreh keqardhjen më të madhe në drejtim të qytetarëve për këtë situatë dhe tallje që  po e bën me të gjithë si partia që me qëllim po e mban të bllokuar Kuvendin e Kosovës”, tha Krasniqi pas seancës.

Qalaj: Qëndrimi i PDK-së është i njëjtë, Haxhiu te ne nuk kalon

Deputeti nga radhët e PDK-së, Rashttps://teve1.info/wp-admin/edit.php?post_type=pagehit Qalaj, para hyrjen në Kuvendin e Kosovës është deklaruar për media, duke bërë të ditur edhe qëndrimin e këtij subjekti politik sa i përket votës për kryeparlamentar.

Qalaj shkurt tha se qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë.

“Qëndrimi i PDK-së, mbetet i njëjtë nuk ka ndryshuar. Nuk ndryshon sot, s’do të ndryshojë as pas 48 orëve, as pas një jave e muaji. Sa i përket zonjës Haxhiu te PDK-ja nuk kalon”, deklaroi ai.

“Është në interes të Kosovës të votohet” – Muja: Nuk do ta ndryshojmë kandidatin

Musliu: Kandidatura e Albulena Haxhiut përbën një kërcënim për besimin e qytetarëve në shtet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit nuk është thjesht një bllokim i procesit të konstituimit të institucioneve, por sipas saj ajo përbën një kërcënim për besimin e qytetarëve në shtet.

Ajo tha se kjo situatë, reflekton një krizë të thellë politike,e që sipas saj ka pasoja të gjata për stabilitetin institucional dhe për zhvillimin e Kosovës – duke krijuar një hendek mes institucioneve dhe nevojave të popullit.

“Me një veprim të tillë, po ndihmohet që stagnimi të bëhet normë, duke e vendosur vendin në një rreth vicioz të dështimeve”, ka shkruar ajo.

Zemaj: S’ kemi ndryshuar qëndrim

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se partia ku bënë pjesë ai nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket votimit të sotëm në Kuvend, ku kandidate wshtw Albulena Haxhiu.

Ai tha se siç duket kjo situatë është duke i konvenuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Ne presim të reflektojë LVV, të sillet konform rezultatit zgjedhor, por duket që nuk kanë interesim, nuk kanë marrëveshje me ndonjë subjekt politik që siguron mandatimin e Qeverisë… Nuk mund të ndryshojmë qëndrim sepse është e paarsyeshme dhe tepër e papërfillshme… Ne kemi një heshtje të kryeministrit, siç duket i konvenon kjo situatë… “, ka deklaruar ai.

​LVV-ja s’heqë dorë nga emri i Haxhiut për kryeparlamentare

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka deklaruar se  nuk do të heqin dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

“Po shpresoj që ngjashëm me ditën e bukur sikur është sot do të kemi edhe një rezultat të kënaqshëm në Kuvend në mënyrë që të hapet rruga dhe të zhbllokohen institucionet dhe të vazhdojmë me procedura të tjera kushtetuese….Patjetër që është. Propozimi jonë si parti fituese dhe drejtë kushtetuese e jona është Albuelna Haxhiu. Ftoj dhe lusë edhe një herë të gjitha partitë që të marrin pjesë në votim dhe të ndihmojnë në konstituimin e Kuvendit, pasi është detyrë e deputetëve sipas Kushtetutës”, tha ai.

I pyetur nëse ka pasur takime me partitë parlamentare, ai e mohoi një gjë të tillë, mirëpo tha se publikisht vazhdimisht kanë bërë thirrje që të zhbllokohet procesi i zgjedhjes së kryeparlamentarit, duke ndërlidhur nevojën për konsensus edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve.

“Ne në vazhdimësi kemi bërë ftesë dhe thirrje që të zhbllokohet procesi. Siç e dini nuk është vetëm pozita e kryetarit por edhe nënkryetarëve që të ketë një marrëveshje dhe të vazhdohet tutje…jo privatisht, çdo gjë është transparente sepse konstituimi i Kuvendit i takon të gjitha partive politike dhe nuk është vetëm çështje e koalicionit qeverisës siç po pretendohet të pretendohet. Koalicioni qeverisës vlen për qeverinë pas konstituimit të Kuvendit, ku mandatari i ka edhe 15 ditë që të formojë”, shtoi Murati.

Haziri: Është bërë situatë e neveritshme, Kuvendi po mbahet peng

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se situata me Kuvendin është bërë e neveritshme, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje s’ka marrëveshje për formim të Qeverisë “prandaj Kuvendi po mbahet peng”.

Haziri ka shtuar se deputetët s’po mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre për tejkalim të situatës.

“E drejta politike për të propozuar s’do të thotë e drejtë absolute. Marrëveshja politike është e pritshme, do të duhej të ndodhte por kjo s’po ndodh… Seanca e parë ka qenë e nevojshme për ta tejkaluar këtë, lërë më e dyta. Ky është problem serioz politik”, është shprehur Haziri.

​Basha: Bllokimi po vjen nga opozita

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se bllokimi për konstituimin e Kuvendit po vjen nga opozita.

Sipas tij, argumenti i tyre për mosvotimin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare “është ofendues”.

“Ne prapë do të votojmë pro, bllokimi po vjen prej atyre që votojnë kundër e jo deputetëve që votojnë për. E dyta, është me rëndësi me cek që kuvendi, kryesia e kuvendit, konstituimi i kuvendit ndodhë me zgjedhjen e kryesisë që janë pesë nënkryetarët edhe kryetari. E kjo nuk i takon krejt LVV-së, nuk është se ne i kemi fituar pesë nënkryetarët edhe kryetarin edhe s’po bëjmë asnjë kompromis, por i takon tri subjekteve më të madhe politike dhe dy përfaqësuesve të komuniteteve me fjalë tjera Kushtetuesja veç i ka përcaktuar rregullat e lojës”, deklaroi ai.

Bajrami: Është e turpshme, VV-ja po i mban peng institucionet

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se LVV është duke i mbajtur peng institucionet e Kosovës,

Ajo ka thënë se është e turpshme që as të martën s’u konstituua Kuvendi dhe sipas saj kjo po iu kushton qytetareve.

‘‘Kuvendi me insistimin për kandidaturën e njëanshme është shndërruar tanimë në një cirk. Është era e gjashtë qël Haxhiu morri, kësaj radhe vetëm 54 vota dhe ata insistojnë në këtë kandidaturë . LDK është për një zgjedhje, për të gjetur një zgjedhje kushtetuese. Peng marrja e institucioneve nga VV-ja është duke i kushtuar qytetarëve të Kosovës, ata po përballen me probleme të ndryshme dhe askush to nuk po i adreson. Edhe njëherë po them që na vjen keq, që në bazë të rezultati dhe vullnetit tonë jemi pjesë e kuvendit të Kosovës, mirëpo pa dashje jemi pjesë e këtij teatri që tashmë po besoj që është bërë mjaft për secilin qytetarë të Kosovës’’, ka thënë ajo.

Haradinaj tregon nëse do të takohej me Kurtin nëse i fton në takim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se nuk ka ndryshim nga seancat e mëhershme, nëse nuk ndryshohet propozimi për kryeparlamentar.

Para fillimit të seancës konstituive, Haradinaj tha se duhet të propozohen kandidatë të tjerë unifikues.

“Për fat të keq nuk ka ndonjë ndryshim nga seancat e mëhershme, sikurse e dini kemi dhënë një zgjidhje që të propozohen kandidatë tjerë unifikues. Nëse kjo ndodhë, me siguri se sot do të votohet nëse ndërrohet kandidati në këtë rast kandidatja. Nëse jo po më duket se do të jemi në situatë të njëjtë”, deklaroi Haradinaj.

Derisa u pyet se a do të takohej me Albin Kurtin nëse e fton në takim, Haradinaj tha se nuk e beson.

“Personalisht jo, zonja Time Kadrijaj që është nënkryetare e Aleancës, ka autorizim prej meje prej kryesisë që të konsultohet me zotëri Deharin, ai i cili po udhëheq me seancën… Jo, nuk po e besoj”, u shpreh ai.

Seancë e vonuar 

Pa thënë asnjë fjalë, Kurti hyri në sallë

 

Tags: Albulena HaxhiuDita Nderkombetare e PunetoreveKuvendi i KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.05.2025

“Matrix” 12.05.2025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X