TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Dështon mbledhja për buxhetin në Prishtinë, Rama: Opozita po saboton proceset e zhvillimit të kryeqytetit

by Tëvë1
7 muaj ago
0
A A
​Dështon mbledhja për buxhetin në Prishtinë, Rama: Opozita po saboton proceset e zhvillimit të kryeqytetit

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, e cila ishte thirrur nga kryetari Përparim Rama, për miratimin e buxhetit për vitin 2026. Në sallë ishin prezentë vetëm 21 asamblistë nga LDK, AKR dhe Nisma Socialdemokrate, ndërkaq munguan ata nga LVV, PDK dhe AAK. I pari i kryeqytetit e akuzoi opozitën, siç tha ai, për sabotim të proceseve zhvillimore të kryeqytetit, raporton KosovaPress.

Mungesën e kuorumit e konstatoi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina.

“Konstatoj se nuk kemi kuorum për mbajtjen e kësaj mbledhje. Ju falënderoj për pjesëmarrje dhe me kaq e konstatoj të mbyllur këtë seancë,” tha ai.

Përkundër kësaj, fjalën e mori kryetari i Prishtinës, i cili e shfrytëzoi foltoren e Kuvendit Komunal të kryeqytetit për t’i bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, siç tha, “t’ia tregojnë vendin asamblistëve që po sabotojnë miratimin e buxhetit për vitin 2026”.

“Po e shihni që opozita në mënyrë destruktive po vazhdon të sabotojë proceset e zhvillimit të kryeqytetit, po vazhdon të jetë bllokuese. Për këtë arsye, ftoj qytetarët e kryeqytetit të reflektojnë që me 12 tetor t’ia tregojnë vendin secilit asamblistë që ka bllokuar dhe vazhdon të sabotojë këtë proces demokratik të transformimit të kryeqytetit. Prandaj, me 12 tetor uroj të kemi një shumicë me të cilën do të vazhdojmë me transformimin e kryeqytetit, siç kemi bërë këto katër vite,” tha ai.

Grupi i asamblistëve të LVV-së më herët ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje, derisa kanë arsyetuar vendimin e saj duke thënë se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka dërguar për votim buxhetin në mënyrë të njëanshme, pa asnjë konsultim paraprak dhe duke i anashkaluar anëtarët e Kuvendit Komunal dhe qytetarët e Prishtinës.

Tags: buxheti i PrishtinesMbledhjeperparim ramaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën