TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dështon mbledhja e komisionit hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

nga teve1
9 muaj më parë
0
A A
Dështon mbledhja e komisionit hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Në mungesë kuorumi dhe mos pjesëmarrjes së deputetëve nga pozita, ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Të paraparë për intervistim në këtë mbledhje kanë qenë dëshmitarët Fadile Dyla, sekretare e përgjithshme e MASHTI-t, Avni Rexha, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit – ASHI.

Kryetari i Komisionit, Shemsedin Dereshaj, ka thënë se pavarësisht se janë njoftuar deputetët nga pozita sërish nuk janë prezentë.

“Ky komision për herë të pestë ka caktuar mbledhjen. Për mbledhjen e planifikuar me datën e sotme janë te njoftuar gjithashtu përmes e-mailit komplet grupi parlamentar i pozitës për të marrë pjesë. Për sot po ashtu kanë qenë të paraparë të ftohen kandidatët Fadile Dyla, Avni Rexha dhe Genc Hamzaj nga ASHI”, tha Dreshaj.

Ndërsa, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se këtë raport duhet dërguar në prokurori që të merret me këtë proces të subvencionimit të teksteve shkollore.

“Jemi dëshmitarë që si zakonisht nuk e shihni prezencën e përfaqësuesve të pushtetit mafioz të VV-së, qëllimi është i njëjti, bojkoti…Kjo mos prezencë e pushtetit është një tentativë për të bojkotuar dhe komplikuar punën e komisionit dhe për të mbrojtur një hajni që është milionëshe. Këtë raport duhet të dërgojmë në prokurori të merret me këtë proces të subvencionimit të teksteve”, tha Kastrati.

Në anën tjetër deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Agim Veliu ka thënë se është e çuditshme se si nuk janë ardhur dëshmitarët e ftuar.

“Përveç se ishte e kundërligjshme që ligji e thotë se nxënësit duhet të pajisen me tekste shkollore e Qeveria që ndau mjete për familjet ishte edhe më e kushtueshme, sepse gjatë intervistimit kanë dalë fakte se shumë nxënës nuk kanë arritur të pajisen deri më fund të gjysmë-vjetorit të parë dhe ka raste deri në fund të vitit. Për mua nuk është e habitshme pse ata nuk vinë në mbledhje, sepse edhe ata vetë janë bindur se në këtë proces ka shkelje të shumta e që tashmë janë pjesë e raportit të hartuar nga ekspertët e angazhuar të këtij komisioni. Jam pak i befasuar pse nuk kanë ardhur dëshmitarët e ftuar, pse dëshmitarët e ftuar që disa herë nuk vinë me ftesën që është përsëritur dhe është dashur të jenë prezentë”, tha Veliu./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qorrolli:Deputetët që s’votuan t’i kërkojnë falje Deharit – Kadrijaj: Dehari duhet t’i kërkojë falje popullit

Qorrolli:Deputetët që s’votuan t’i kërkojnë falje Deharit – Kadrijaj: Dehari duhet t’i kërkojë falje popullit

Qorolli: Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë brutalisht në autonominë e Kuvendit

Qorolli: Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë brutalisht në autonominë e Kuvendit

Deklarimet e VV-së pas aktgjykimit të Kushtetueses, Manaj: Shërbejnë për bllokim të themelimit të institucioneve

Deklarimet e VV-së pas aktgjykimit të Kushtetueses, Manaj: Shërbejnë për bllokim të themelimit të institucioneve

Trump dëshmon për rastin e mashtrimeve financiare

Trumpi: Shpëtuam shumë jetë në Kosovë

Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshjen për paqe, Trump: Më në fund ja dolëm

Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshjen për paqe, Trump: Më në fund ja dolëm

Trump dëshmon për rastin e mashtrimeve financiare

Trumpi: Shpëtuam shumë jetë në Kosovë

Fatmir Limaj pas përurimit të nënkalimit dhe parkinugut nëntokësor: Urime Malishevë

Fatmir Limaj pas përurimit të nënkalimit dhe parkinugut nëntokësor: Urime Malishevë

Isak Shabani, kandidati i PDK-së për të parin e Podujevës

Isak Shabani, kandidati i PDK-së për të parin e Podujevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X