TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dëshmitari rrëfen momentet e para pas plagosjes së rreshterit Lika: E pyeta ‘Muhamet, kush?’, por i doli gjak nga goja

by Tëvë1
3 muaj ago
3
A A
Dëshmitari rrëfen momentet e para pas plagosjes së rreshterit Lika: E pyeta ‘Muhamet, kush?’, por i doli gjak nga goja

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika.

Gjatë seancës së sotme dëshminë e tij e ka dhënë Sabedin Laqi, zyrtar policor dhe banor në të njëjtën ndërtesë me të ndjerin, i cili ishte personi i parë që arriti në vendin e ngjarjes menjëherë pasi dëgjoi të shtënat.

Laqi tregoi se në momentin e ngjarjes po bëhej gati për të fjetur, pasi të nesërmen ishte në ndërrimin e parë, kur dëgjoi katër të shtëna.

“Isha bo gati me flejt, se isha në ndërrimin e parë. Por i kom ni katër krisma. Tri kanë qenë përniher, njo ka qenë 3-4 sekonda ma vonë. Piskama ka qenë e madhe e ni personit. Ashtu qysh kam qenë me rroba të fjetjes, kom dal edhe pa veshë këpucë, pa kurgjo, kom dal poshtë deri te vendi i ngjarjes”, dëshmoi ai.

Sipas tij, kur mbërriti në shkallët e ndërtesës, e pa Muhamet Likën të shtrirë në shpinë, ndërsa pranë tij ndodhej arma e shërbimit.

“Muhameti ka qenë i shtrirë me shpinë, me duart lartë, në mes të shkallëve. Ka qenë errësirë, pak nji dritë vijke prej fqinjut. Kjo dritë mjaftojke për ta identifiku personin, dhe revolja kishte rënë në anën e djathtë.”

Laqi tha se fillimisht nuk e kishte kuptuar se Lika ishte plagosur dhe kishte menduar se mund ta kishte kapur zemra.

“Kom menu që e ka kap zemra. Kom kërku ndihmë, s’ka dalë kërkush. Bërtitsha ‘ndihmë, ndihmë’ edhe ‘thirreni 192’.”

Ai tregoi se bashkë me familjarët u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë.

“Ia kom hjek kravatën, ia kom qelë setrën dhe këmishën e policisë. Aty pashë një vrimë nga plumbi. Gjaku kishte depërtuar prapa trupit dhe për këtë arsye nuk e kom vërejt që ka plagë.”

Dëshmitari rrëfeu edhe për momentin kur tentoi të komunikonte me kolegun e tij.

“E kom vet ‘Muhamet, kush?’, e kom afru krytë gati te goja edhe ka dashtë të përgjigjet, u mundu, po mushknitë iu kishin mbushë me gjak dhe i plasi gjaki gojës.”

Sipas Laqit, Muhamet Lika ishte ende i vetëdijshëm kur ai arriti pranë tij.

“Muhameti ka pas vetdijë kur unë kom mbrri. E ka ditë që s’ka rrezik mo.”

Ai shtoi se më pas në vendin e ngjarjes mbërritën disa banorë të tjerë dhe një motër medicinale, e cila u përpoq t’i jepte ndihmën e parë, ndërsa pak minuta më vonë arriti edhe Policia e Kosovës.

“Unë ia vendosa gishtin në qafë, me ia kontrollu pulsin. Përnihere ishte mirë, dhe pastaj gradualisht filloj me iu ndalë. Janë ardhë policia, pas 6-7 minuta. E kemi kap Muhametin me policët, prej shkallëve e kemi zbritë në pushimore”, përfundoi dëshmitari.

Tags: gjykata themlore ferizajMuhamet Likareshteri i vrarTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën