TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
14 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
14 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Deri në 17:00 votuan 44.18% e qytetarëve në Maqedoninë Veriore

nga tëvë1
24 Prill, 2024
0
A A
Zgjedhjet në Maqedoni, ky është numri i qytetarëve që kanë votuar deri në 13:00

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë Veriore ka bërë të ditur se deri në ora 17:00, dalja e qytetarëve është 44.18 për qind.

Në konferencën e radhës, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2019 deri në orën 17:00, në këto zgjedhje vërehet dalje më e lartë.

“Deri në orën 17:00 në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kanë mbërritur të dhëna për daljen e votuesve nga gjithsej 1.788 vendvotime, ku janë të regjistruara gjithsej 899 mijë 977 dhe kanë votuar 397.612 votues, ose 44.18 për qind. Sipas të dhënave të deritanishme, dalja më e madhe është shënuar në komunën e Novacit 67.19 për qind, dalja më e ulët në Plasnicë me 15.52 për qind. Deri më tash votimi vazhdon i qetë në të gjitha vendvotimet. Jemi në koordinim me komisionet komunale zgjedhore dhe këshilla zgjedhor. Në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2019 deri në orën 17:00, në këto zgjedhje vërehet dalje më e lartë për 9 për qind”, ka thënë ai.

Deri më tash në KSHZ janë dorëzuar 308 kundërshtime për mbrojtjen personale të votimit, prej tyre 75 janë pranuar, 27 kundërshtime janë hedhur poshtë dhe 38 janë refuzuar.

Sipas tij, procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut kryesisht po kalon pa probleme dhe i qetë.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot vendosin në raundin e parë për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Vendvotimet janë hapur në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Votohet në 3480 vendvotime në tërë Maqedoninë e Veriut. Ndërsa, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar është 1.814.317.
VMRO DPMNE-ja opozitare në zgjedhje garon me deputetët aktuale Gordana Siljanovska-Davkovën. Lidhja Social Demokrate në pushtet garon me presidentin aktual, Stevo Pendarovski. Në garën zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim garon me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit. Pjesë e garës zgjedhore janë edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i Karposhit në Shkup dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”. /KosovaPress/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kirurgu britanik: Gaza është bërë një “therrtore”

Kirurgu britanik: Gaza është bërë një “therrtore”

Forcat izraelite vazhdojnë bastisjet në Bregun Perëndimor, një person i plagosur

Forcat izraelite vazhdojnë bastisjet në Bregun Perëndimor, një person i plagosur

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas

Gjashtë ushtarë ukrainas të vrarë nga sulmet ruse

Gjashtë ushtarë ukrainas të vrarë nga sulmet ruse

Tare firmos me Milanin, ka gjetur trajnerin

Tare firmos me Milanin, ka gjetur trajnerin

Mushe kerrin plot, lirë dhe t’çon ma larg!

Mushe kerrin plot, lirë dhe t’çon ma larg!

Real Madridi paguan klauzolën për Nicon

Real Madridi paguan klauzolën për Nicon

Shifra jubilare e Yamalit te Barcelona

Yamal kërkon rinovimin e kontratës

Haxhimusa vazhdon kontratën me Ferizajn

Haxhimusa vazhdon kontratën me Ferizajn

Gjobiten Trepça e Peja

Trepça do titullin, Bashkimi barazimin e serisë

KH Rahoveci luan sonte ndeshjen ndaj rumunëve të CS Minaur Baia Mare

Hendboll, finalja e dytë zhvillohet sonte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X