TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deputeti gjerman: Nuk do të ketë pushtet të tretë në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Deputeti gjerman: Nuk do të ketë pushtet të tretë në Kosovë

Me marrëveshjen e fundit të arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, po vlerësohet se Kosova dhe Serbia kanë bërë një hap të rëndësishëm për normalizimin e plotë marrëdhënieve me njëra-tjetrën.

Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, thotë se në fillim ishte skeptik sa i përket iniciativës franko-gjermane, por tani vlerëson se është bërë një progres i rëndësishëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, ai ka edhe kritika ndaj Bashkimit Evropian, për shkak se nuk ofron një rrugë të qartë për integrim të dyja vendeve në bllokun evropian.

“Të them të drejtën në fillim isha skeptik sa i përket  marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, por  tani e shoh se është bërë një progres i mirë për normalizimin e marrëdhënieve mes te dyja vendeve. Është shume pozitive që dokumentet do të njihen, këtu përfshihen pasaportat, targat dhe dokumentet e tjera. Gjithashtu artikulli i katërt i marrëveshjes e bënë të qartë se Serbia nuk do ta pengoj Kosovën për t’u anëtarësuar në Organizata Ndërkombëtare. Ndërsa gabimi i Bashkimit Evropian qëndron se palëve nuk i është premtuar një rrugë e qartë për t’u integruar në familjen evropiane”, tha Abraham.

Tutje, Abraham thotë se ka ardhur koha që Kosova të fillojë më zbatimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca të limituara.

Sipas tij, në asnjë formë në Kosovë nuk do të krijohet një pushtet i tretë.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka bërë të qartë se nuk do të lejoj një pushtet te tretë në Kosovë. Megjithatë i takon Kosovës që të filloj ta formoj asociacionin me kompetenca te limituara për komunitetin serb në Kosovë, sepse për këtë palët janë pajtuar në vitin 2013, me marrëveshjen e Brukselit. Në anën tjetër presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tani është para një testi të vërtetë sepse ai ka marrë obligime që ta respektoj marrëveshjen pavarësisht se nuk e ka nënshkruar atë”, deklaroi ai.

Takimi i radhës me Kosovës dhe Serbisë, do të zhvillohet nesër në Bruksel në nivel të kryenegociatoreve.

Kronika e gazetarit Shpat Blakçori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të vdekur në një aksident në rrugën Manastir – Prilep

Për 6 muaj 46 të vdekur nga aksidentet në komunikacion, Dedaj: Vendi s’ka strategji për sigurinë rrugore

16 vjet nga opinioni i GJND-së, vlerësohet gurthemel i shtetësisë së Kosovës

16 vjet nga opinioni i GJND-së, vlerësohet gurthemel i shtetësisë së Kosovës

Aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara përreth Ujmanit po monitorohet nga KFOR-i

​”Ibër-Lepenci” u kërkon banorëve te Ujmani të dorëzojnë dëshmi të pronësisë, brenda 7 dite

Pesë persona të arrestuar, sekuestrohen armë, para e vetura në operacionin “White Star”

Aksion i PK-së dhe AKI-së, Sveçla njofton se janë arrestuar tre persona zyrtarë dhe një shtetas i huaj

Ballkani humb avantazhin në Irlandë dhe përmbyset nga Bohemians

Ballkani humb avantazhin në Irlandë dhe përmbyset nga Bohemians

Gjykimi ndaj Manduros do të fillojë më 1 qershor 2027

Gjykimi ndaj Manduros do të fillojë më 1 qershor 2027

“Këndi i Debatit” 22.07.2026

“Këndi i Debatit” 22.07.2026

Dy të vdekur në një aksident në rrugën Manastir – Prilep

Për 6 muaj 46 të vdekur nga aksidentet në komunikacion, Dedaj: Vendi s’ka strategji për sigurinë rrugore

16 vjet nga opinioni i GJND-së, vlerësohet gurthemel i shtetësisë së Kosovës

16 vjet nga opinioni i GJND-së, vlerësohet gurthemel i shtetësisë së Kosovës

Aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara përreth Ujmanit po monitorohet nga KFOR-i

​”Ibër-Lepenci” u kërkon banorëve te Ujmani të dorëzojnë dëshmi të pronësisë, brenda 7 dite

Pesë persona të arrestuar, sekuestrohen armë, para e vetura në operacionin “White Star”

Aksion i PK-së dhe AKI-së, Sveçla njofton se janë arrestuar tre persona zyrtarë dhe një shtetas i huaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën