TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dënohet me 25 vjet burgim i akuzuari për vrasjen e djalit për çështje pronësore

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Dënohet me 25 vjet burgim i akuzuari për vrasjen e djalit për çështje pronësore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Naim Smajli, i akuzuar për vrasjen e djalit të tiji E.S., duke e dënuar me dënim unik prej 25 vjet burgim.

Aktgjykimi ndaj Smajlit u shpall të premten nga gjykatësja Alltën Murseli.

Smajli akuzohej se ka vrarë djalin e tij E.S., në vitin 2022 në fshatin Bajçinë të Podujevës, për çështje pronësore.

Gjykatësja Murseli tha se për veprën penale “Vrasje e rënd”, Smajli dënohet me 24 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje dy vite burgim. Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik me 25 vjet burgim.

Në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi.

Po ashtu, gjykatësja theksoi se konfiskohet arma e zjarrit (pushkë automatike) me një karikator dhe 12 fishekë. Po ashtu, konfiskohet edhe një granatë dore.

I akuzuari obligohet t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës dhe atë 200 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Aktgjykimi u shpall në mungesë të të akuzuarit Smajli.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 22 dhjetor 2022, Naim Smajli rreth orës 17:00 në fshatin Bajçinë, Komuna e Podujevës për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij tani të ndjerin E.S.

I akuzuari Smajli, sipas aktakuzës, në një distancë të afërt ka shtënë në drejtim të djalit të tij tani të ndjerit E.S.

Me këto veprime, Smajli akuzohej nga Prokuroria për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.3 të Kodit Penal.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Naim Smajli nga data e pacaktuar e deri më 13 qershor 2022, ka mbajtur në e armën e llojit “pushkë automatike” në kundërshtim me ligjin, një mjet shpërthyes, granatë dore dhe me posedimin e tyre i akuzuari Smajli ngarkohej se ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 i KPRK-së. /BetimipërDrejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana sekuestron atlete të falsifikuara në vlerë rreth 200 mijë euro

Dogana sekuestron atlete të falsifikuara në vlerë rreth 200 mijë euro

Sa e përgatitur është Kosova përballë sulmeve kibernetike?

Sa e përgatitur është Kosova përballë sulmeve kibernetike?

Anëtarësimi në NATO pas deklaratës së Rubios, xhandarmëria, dallimet me Osmanin për parakalimet e FSK-së, flet Maqedonci

Anëtarësimi në NATO pas deklaratës së Rubios, xhandarmëria, dallimet me Osmanin për parakalimet e FSK-së, flet Maqedonci

80% e diasporës votuan për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ publikon tre dokumente të vlefshme për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

SHKK dhe K9 parandalojnë futjen e drogës në Dubravë

SHKK dhe K9 parandalojnë futjen e drogës në Dubravë

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama kritikon qeverinë: Po përvetëson projekte komunale në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën