TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dënim unik me 3 vjet e gjysmë burgim dhe 7 mijë euro gjobë për dy të akuzuarit në rastin “Subvencionet 4”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Administrata e Gjykatës Themelore në Prishtinë kërcënon me grevë për paga

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Gjon Musolli dhe Halit Berisha, të akuzuar në rastin “Subvencionet 4”, duke i dënuar (së bashku) me dënim unik prej 3 vjet e gjysmë burgim dhe 7 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve u shpall të mërkurën nga gjykatësi Mentor Bajraktari, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykatësi Bajraktari tha se i akuzuari Musolli për “Dhënie ryshfeti” në vazhdimësi, dënohet me 1 vit burgim dhe 3 mijë euro gjobë, për “Ushtrim ndikimi” 10 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë, kurse për “Mashtrim me subvencione” në vazhdimësi, dënohet me 1 vit burgim.

Ndaj Musollit, gjykata shpalli dënim unik prej 2 vjet e 6 muaj burgim dhe 4 mijë euro gjobë.

Kurse, i akuzuari Berisha për “Dhënie ryshfeti” u dënua me 6 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë, kurse për “Mashtrim me subvencione” 10 muaj burgim. Ndaj tij, u shpall dënim unik me 1 vit burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Në dënimin me burgim, të akuzuarve do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Ndryshe, shpallja e aktgjykimit u bë në mungesë të dy të akuzuarve. Gjatë ditës së sotme, në këtë rast u mbajt seanca për caktimin e lartësisë së dënimit.

Dy të akuzuarit e kishin pranuar fajësinë në seancën fillestare të mbajtur më 12 shkurt 2024.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në rastin e njohur si “Subvencionet 4”, të akuzuarit Halit Berisha dhe Gjon Musolli i ka shpallur fajtorë, më datë 16 shkurt 2024.

Ndryshe të akuzuar në këtë rast janë edhe: Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Berat Nika, Sabit Shkodra, Musa Nivokazi, Bajram Gashi, Pajtim Krasniqi dhe Lulzim Hajdari, për të cilët vijon procesi gjyqësor.

Sipas aktakuzës së ngritur më 23 nëntor 2023 nga PSRK-ja, thuhet se në periudhë 25 gusht 2020 deri më 24 shkurt 2021, i pandehuri Hasan Maxharraj në cilësinë e personit zyrtar në Drejtorinë për Bujqësi në Komunën e Istogut, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe vazhdimisht ka pranuar ryshfet nga Gjon Musolli që të veprojë në kundërshtim me detyrën zyrtare.

Aty shkruan se Gjon Musolli kishte aplikuar për subvencione në këtë komunë duke përdorur të dhëna personale të familjarit Eduard Musollaj dhe gjatë kontrollit të dokumentacionit vërehet se aplikimi është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Pas kësaj, thuhet në aktakuzë se për t’u rregulluar kjo çështje, Hasan Maxharraj kërkon 4 mijë euro ryshfet gjë më të cilën pajtohet Musolli. Pasi Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë i aprovon pagesat, Gjon Musolli pranon paratë e subvencionit dhe i dorëzon ryshfetin e kërkuar të pandehurit Hasan Maxharraj./BetimipërDrejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haskuka: Hamza e Abdixhiku s’kanë fuqi vendimmarrëse në partitë e tyre

Haskuka: Hamza e Abdixhiku s’kanë fuqi vendimmarrëse në partitë e tyre

Thaçi paralajmëron ankim në Kushtetuese të DhSK-së pas vendimit të Apelit

Thaçi: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres

Kurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, garanci për stabilitetin e rajonit

Kurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, garanci për stabilitetin e rajonit

​Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Emisioni “Info Nata” 04.04.2026

Dy të vdekur dhe shumë të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në Leipzig

Dy të vdekur dhe shumë të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në Leipzig

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Obiliq për kanosje ndaj një polici, i sekuestrohet vetura e kërkuar nga Britania e Madhe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën