TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Demaku: PDK alternativa më e mirë për qytetarët, LVV fajtorja për bllokadën 9-mujore

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Demaku: PDK alternativa më e mirë për qytetarët, LVV fajtorja për bllokadën 9-mujore

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Demaku ka vlerësuar se PDK është alternativa më e mirë për qytetarët për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Demaku ka thënë  se gjatë takimeve me qytetarët është evidentuar një dëshpërim i madh ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se programi i PDK-së pritet të reflektojë në vota të shumta nga qytetarët.

“Pritjet janë të mëdha. PDK, me programin e saj, do të jetë alternativa më e mirë për qytetarët, dhe besoj se kjo do të reflektojë tek vota e tyre, që të jetë sa më e madhe për PDK. Nga takimet me qytetarët shihet qartë dëshpërimi i madh për kohën e humbur dhe për mosgatishmërinë dhe papërgjegjësinë e politikës, veçanërisht të partisë që ishte e para në zgjedhjet e kaluara dhe nuk krijoi institucionet. Gjendja ekonomike e qytetarëve ka qenë tepër e rënduar, dhe kjo reflektohet në të gjitha vërejtjet, sugjerimet, kërkesat dhe ankesat që na kanë parashtruar”, ka thënë ai.

Sa i përket bllokadës institucionale 9-mujore, Demaku ka deklaruar se është e pakuptimtë që LVV ta fajësojë opozitën, duke theksuar se përgjegjësia është e vetme e kësaj partie.

Ai e ka konsideruar vonesën në formimin e institucioneve të qëllimshme dhe si një strategji për të mbajtur pushtetin pa mbikëqyrje.

“Është e pakuptimtë të fajësosh të tjerët për përgjegjësinë që të takon ty. Vetëvendosja ka këtë mënyrë komunikimi me qytetarët: për ato që premton nuk mban përgjegjësi dhe, me kalimin e kohës, gjithçka shpesh del e kundërta, pa ndonjë lloj përgjegjësie ndaj qytetarit. Ata janë një rast i veçantë në skenën politike, sepse e dinë që veprojnë kështu, por prapë insistojnë të qëndrojnë në pushtet. Qartësisht, Lëvizja Vetëvendosje është fajtorja e vetme që për 9 muaj qytetarët kanë pritur formimin e institucioneve, edhe pse kanë pasur të gjitha mundësitë. Mendoj se kjo ka qenë një strategji e kalkuluar për të qëndruar në pushtet pa mbikëqyrje”, është shprehur Maloku.

I pyetur nëse PDK-ja ka pasur ndonjë kalkulim gjatë kësaj periudhe, Demaku e ka mohuar duke thënë:

“Nuk ka pasur nevojë fare të kalkulojë PDK-ja, sepse përgjegjësia nuk ishte jonë, por e Vetëvendosjes. PDK-ja ka qëndruar unanimisht në pozicionin e saj, të votuar nga qytetarët, ndërsa përgjegjësia ishte e tyre dhe jo e jonë”, ka përfunduar Demaku./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën